Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi Konkurs për ndarjen e mjeteve për financim të shpenzimeve materiale dhe shërbime për botim të përmbledhjeve nga tubimet e mbajtura shkencore për vitin 2021.
Të drejtën e mjeteve për organizimin e tubimeve shkencore kanë subjektet të cilat kryejnë veprimtari shkencore hulumtuese, universitetet shtetërore dhe universitetet private në njësitë e tyre të drejtuara nga shkenca (institute shkencore) dhe në njësitë e drejtuara nga arsimi i bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura shtetërore të arsimit të lartë, institucione private të pavarura të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione private shkencore dhe hulumtues të pavarur, të regjistruar në Regjistrin e subjekteve për kryerjen e veprimtarisë shkencore hulumtuese pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Mjetet, të cilat ndahen për organizim të tubimeve shkencore përllogariten varësisht numrit të pjesëmarrësve dhe financat që i kanë në dispozicion Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin vijues.
Kërkesën për ndarjen e mjeteve nga MASH e parashtron organizatori i tubimit shkencor bashkë me dokumentet e nevojshme të theksuara në Konkursin e publikuar, i cili përmban edhe kushtet dhe afatin për aplikim. Kërkesa dhe dokumentet dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.