Do të ketë tre afate për regjistrim në arsimin e mesëm muajin e ardhshëm, duke filluar nga 14 qershori. Nxënësit, që referohen në provime korrigjuese, provime vjetore, provime për progres më të shpejtë mund të regjistrohen në shkolla ku ka vende të lira pas afatit të qershorit, më saktësisht më 23 gusht, për të cilën do të paraqesin dokumente dëshmuese.
Konkursi për regjistrim në vitin e parë në vitin akademik 2021/2022, i cili u shpall në fund të marsit, parashikon gjithsej 30.053 vende të lira në 109 shkolla të mesme në 913 paralele. Prej tyre, 19.602 në arsimin profesional në 604 paralele, 9.261 në arsimin e mesëm në 274 paralele dhe 1.190 vende për nxënës në 35 paralele në arsimin e aritit, akademinë sportive, shkollën e mesme sportive dhe shkollën e mesme matematikë-informatikë.
Fokusi është në arsimin profesional, për të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e projektit “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut” (E4E @ mk) dhe Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e zhvilluan fushatën “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, për të përcaktuar nevojat e profesioneve dhe drejtimeve në tregun e punës dhe në konsultim me shkollat, vetëqeveritë lokale dhe kompanitë për të rënë dakord mbi politikën e regjistrimit dhe për të hapur klasa për profile të caktuara në secilën prej komunave.
Ministria njoftoi se përmes dialogut në kuadër të fushatës “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” janë themeluar 97 paralele në 46 shkolla të mesme në 25 komuna, të cilat së bashku, me mbi 200 kompani do të implementojnë konceptin e arsimit dual. “Interesante është për të rinjtë”, thotë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sepse përqendrohet më shumë në trajnimin praktik në vend të punës, sesa në mësimin e teorisë në klasë.