CIVILi organizon punëtori në Kumanovë më 3 qershor ( e enjte) në temën “Pjesëmarrje në krijimin e politikave, forcimi i vetëdijes publike dhe promovimi i vlerave evropiane, multikulturalizmit dhe mosdiskriminimi në nivel lokal”.
Këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të CIVILit në orvatjet për kontribuim ndaj njohjes, motivimit dhe mobilizimit të shoqërisë në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët. Konkretisht, me këtë punëtori vazhdohet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i CIVILit me komunat në krijimin e modeleve të suksesshme për pjesëmarrje qytetare në proceset e vendimmarrjeve në nivel lokal në këto fusha shumë të rëndësishme.
CIVILi e njeh nevojën për përfshirje aktive të të gjitha palëve në përgjigje të pyetjeve për bashkëpunim mes qeverisjes lokale, shoqatave qytetare, mediave dhe qytetareve dhe qytetarëve në kultivimin dhe promovimin e vlerave evropiane në përgjithësi dhe multikulturalizmit në veçanti, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel lokal.
Punëtoria do të mbahet me prezencë fizike me respektimin maksimal të protokolleve dhe masave ppr mbrojtje dhe siguri nga Kovid – 19.
Punëtoria është pjesë e projektit “Perspektivat evropiane” që CIVILi e zbaton me mbështetje të Ministrisë për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.