Si u reflektua Pandemia Kovid-19 ndaj sistemeve elektroenergjetike dhe çfarë masa ndërmorën rregullatorët nga Evropa për t’i mbrojtur konsumatorët, janë disa nga temat e takimit të tretë trilateral të organizuar nga Këshilli i rregullatorëve evropianë të energjisë (CEER), Këshilli i rregullatorëve të Komunitetit energjetik (ECRB) dhe Shoqata e rregullatorëve mesdhetarë të energjisë (MEDREG).
Siç informojnë nga Komisioni për energjetikë dhe shërbime të ujit, rregullatorët janë dakorduar se në periudhën e kaluar për shkak të punës së koncentruar nga shtëpia tek konsumatorët ka interes të rritur për të drejtat e tyre kur bëhet fjalë për cilësinë e energjisë së dërguar dhe shërbimit të ofruar nga furnitorët.
“Mbrojtja e konsumatorëve është qëllimi kryesor drejt të cilit janë drejtuar të gjitha aktivitetet në Këshillin e rregullatorëve të Komunitetit energjetik”, thekson Bislimovski, i cili në rol të kryetarit të Këshillit mori pjesë në takim.
Konkludoi se kontratat e drejta për konsumatorët dhe sigurimi i standardit të lartë në cilësinë e furnizimit, janë rregulla të cilat duhet të garantohen dhe për të cilat nuk duhet të ketë lëshime.
“Si rregullatorë, qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë liberalizim dhe tranzicion energjetik që nënkupton zëvendësim të derivativeve fosile me burime ripërtëritëse të energjisë dhe ajo është për të mirën e qytetarëve. Implementimi i të ashtuquajturit Pako e rregullativës për energji të gjelbër paraqet sfidë për ne. Kemi për qëllim t’i motivojmë konsumatorët të angazhohen aktivisht dhe të njihen me proceset dhe teknologjitë e reja, me të cilat do t’u mundësohet fleksibilitet gjatë përdorimit të sistemeve të kapshme”, deklaroi Bislimovski.
Duke folur për vitin që e shënoi pandeminë në takim u përmend se digjitalizimi u tregua si urë e suksesshme, e cila e zëvendësoi pagesën fizike dhe siguroi të mos rrezikohet likuiditeti i kompanive energjetike.
Nga Komisioni njoftojnë se gjatë ditës së sotme, rregullatorët evropianë dhe mesdhetarë vazhdojnë me diskutimet dhe do t’i referohen krijimit të mekanizmave për shkak të nxitjes së pjesëmarrjes më të madhe të konsumatorëve të tregjeve.