Katër milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për investime në konkurrencë përmes Bankës së Ohrit.
Siç informojnë nga BERZH-i, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mund të marrin ndihmë teknike, duke përfshirë edhe mbështetje këshilldhënëse përmes BERZH-it. Pas përfundimit me sukses së investimit, do të kenë të drejtë të grantit të kthyeshëm prej 15 përqind nga vlera e përgjithshme të kredisë, të siguruar nga Bashkimi Evropian.
Kredia është pjesë e Programit për mbështetje të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Ballkanit Perëndimor, përmes së cilës BERZH-i siguron kreditim, ndërsa Bashkimi Evropian e cila siguron ndihmë teknike dhe grant. Qëllimi është t’u ndihmohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në modernizimin e aktiviteteve dhe të shfrytëzohen mundësitë për rritjen e tregtisë me Ballkanin Perëndimor dhe tregun më të gjerë evropian.
“I mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa me nënshkrimin e linjës së re kreditore me Bankën e Ohrit e përmirësojmë qasjen deri te financimi i mirë strukturor dhe shërbimeve këshilldhënëse të cilat do t’u ndihmojnë të përparojnë. Së bashku me BE-në, përmes Programit tonë të suksesshëm për mbështetje të konkurrencës së NVM, mbështetëm mbi 120 NVM me financim të kombinuar në vlerë prej 30 milionë euro dhe shpresojmë se edhe një numër i madh i NVM do të kenë dobi nga kjo mbështetje, deklaroi Andi Aranitasi, përfaqësues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut.
Sipas ambasadorit evropian Dejvid Girit qasja deri te financat është bazë për rritjen dhe zhvillimin e ardhshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo është pjesë e mbështetjes sonë në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e e klimës së biznesit për NVM, si dhe stimulim të mëtejshëm të kushteve për krijimin e vendeve të punës dhe rimëkëmbjes ekonomike”, deklaroi Giri.
Nina Nedanovska, kryetare e bordit menaxhues të Bankës së Ohrit SHA Shkup theksoi se me kreditim vazhdon mbështetje e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u ofrojnë qasje në financimin dhe mundësi për investim në modernizim, progres dhe zhvillim, veçanërisht, në këto kohëra të sfidave.
“Kombinimi i kredive dhe granteve të financuara nga BE-ja, u dëshmua si vegël e fuqishme për inkurajim të NVM të jenë më konkurruese si në tregjet lokale ashtu edhe në ato të jashtme, në të njëjtën kohë duke bërë ndikim pozitiv të ekonomisë vendore. Shpresojmë se partneriteti ynë i vazhdueshëm me BERZH-in do të na ndihmojë të krijojmë biznese më të suksesshme lokale dhe do ta inkurajoj potencialin sipërmarrës”, deklaroi Nedanovska.
BERZH-i deri më tani në Maqedoninë e Veriut ka investuar mbi 2,14 miliardë euro përmes 145 projekteve në vend. Banka fokusohet në zgjerimin e sektorit privat lokal, promovim të integrimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve në vend.