Propozimi portugez për zgjidhje të kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tashmë është shqyrtuar hollësisht nga kompetentët në vend, ndërsa gjatë kësaj jave do të vazhdojnë takimet kushtuar propozim zgjidhjeve, për të cilat pala e Maqedonisë së Veriut thotë se i kanë marrë parasysh pritjet edhe të Shkupit edhe të Sofjes.
Po intensifikohen përpjekjet e periudhës së kaluar për tejkalimin e kontestit dhe mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare me BE-në në qershor gjatë kryesimit portugez. Shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santosh Silva dhe eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji të premten, fillimisht në Sofje, e më pas edhe në Shkup, i prezantuan propozim zgjidhjet për kontestin, por tani për tani hollësi në opinion nuk janë paraqitur, përveçse propozimi nuk prek çështjet e identitetit maqedonas, si dhe se kryesimi portugez ka mbajtur llogari për të dyja palët.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me kolegët e tij nga Austria, Sllovenia dhe Çekia, Aleksandar Shalenberg, Anzhe Logar dhe Jakub Kulhanek të shtunën, tha se propozimi është bazë e mirë për mënjanimin e pengesave në rrugën drejt BE-së, por përmendi se nuk duhet përmes mediumeve të paraqiten hollësi nga ai. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, dje në aktin e vendosjes së luleve me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë para përmendores së Vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi në UCM, i pyetur për hollësi nga propozimi, u përgjigj se janë marrë parasysh pritjet e të dyja palëve.
“Nuk kam hollësi për anën e Bullgarisë, përkatësisht për Sofjen, për atë se si e shqyrton lëndën, por sipas meje, mendoj se kryesimi portugez, ministri portugez Augusto Silva së bashku me ekipin e tij kanë pasur kujdes që të përfshihen pritjet e të dyja palëve”, theksoi Zaev.
Përsëriti se propozimi për ne është bazë e mirë për zgjidhje, e gjithashtu konsideron se është marrë parasysh pala bullgare, duke e pasur parasysh rezolutën e miratuar në Parlamentin e tyre, por edhe gjithçka që është me rëndësi, në pajtim me Marrëveshjes pë stabilizim dhe asocim dhe udhërrëfyesin për përshpejtim të implementimit të Marrëveshjes për fqinjësi pozitive.
Zaev tha se me propozimin janë mbrojtur gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se është duke pritur njohjen e tyre zyrtare edhe nga ana e Bullgarisë.
Presidenti Stevo Pendarovski, i cili nesër së bashku me kolegun e tij bullgar niset drejt Romës në shënimin e përbashkët të Ditës së vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi, dje me rastin e 24 Majit foli për rëndësinë e gjuhës.
“Gjuha maqedonase, si edhe çdo gjuhë tjetër sllovene, është degë e drurit të mbjellë nga Shën Cirili dhe Metodi dhe nxënësit e tyre, në mesin e të cilëve edhe Shën Klimenti i Ohrit dhe Shën Naumi i Ohrit. Se çfarë fryte do të vjelim varët nga ajo se sa do të investojmë në degën tonë maqedonase të drurit të gjuhës sllovene. Ky është detyrim i yni, drejt gjeneratave të mëparshme dhe të ardhshme por edhe kontribut i yni drejtë hapësirës evropiane kulturore, mbarësllovene dhe iluministe!”, shkroi Pendarovski në urimin me rastin e 24 Majit.
Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të kryesuara nga Pendarovski dhe Radev, nesër do të udhëtojnë në Republikën e Italisë, ndërsa pasnesër do të vendosin lule në bazilikën Santa Maria Maxhore. Pendarovski dhe Radev me delegacionet e veta do të udhëtojnë së bashku drejt Romës, me aeroplan bullgar. Shënimi i përbashkët dhe udhëtimi i përbashkët vlerësohet si mundësi për relaksim të atmospheres në drejtim të arritjes së zgjidhjes, por megjithatë bisedimet mes tyre do të jenë joformale, duke pasur parasysh atë që ata nuk janë të angazhuar për negociim.
“Shkojmë në udhëtim të përbashkët dhe në takime në Vatikan tek Papa, sepse do ta zgjidhim kontestin. Propozimi ishte dhënë para një muaji, unë konsiderova se është mirë me aeroplanin shtetëror bullgar ta marrë tërë delegacionin tonë, nga Shkupi. Konsideroj se ky është një gjest i mirë simbolik nga të dyja palët dhe ta relaksojmë atmosferën në prag të asaj që paraprin më tutje në negociatat lidhur me bllokadën”, deklaroi Pendarovski javën e kaluar, duke sqaruar se Radevi nuk do të negociojë, por megjithatë, duke marrë parasysh faktin se do të kenë kohë, është e pashmangshme se do të bëhet fjalë edhe për kontestin, por e tërë ajo do të jetë në kontekst joformal.
Zaevi, ndërkaq dje shprehi besim nël frymën evropiane të të dy presidentëve, duke cekur se konsideron që ata do ta këvizin procesin në gjetje të zgjidhjes.
“Si njeri i cili e kultivon miqësinë, dialogun dhe bisedimet diplomatike për gjetje të zgjidhjeve në ndërtim të miqësisë, pres që mes presidentit tonë Pendarovski dhe atij bullgar, Radev të gjendet një hap përpara në pikëpamje të tejkalimit të këtij problem që definitivisht e frenon integrimin evropian të tërë Ballkanit Perëndimor por edhe perspektivat tona evropiane”, tha Zaevi.
Ai shfaqi pritje se Bullgaria edhe më tej do të jetë mbështetëse e fuqishme edhe e Maqedonisë së Veriut, por edhe në rrugën e integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor, që deri më tani e ka treguar disa here, e posaçërisht në vitin 2018 me organizimin e Samitit BE-Ballkani perëndimor në Sofje.
Presidenti bullgar Radev, ndërkaq, dje pas vendosjes së luleve para përmendores së Vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi në Sofje, theksoi se Bullgaria i zhvillon marrëdhëniet mes të dy vendeve në frymën e besimit, miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Ai shtoi se rruga evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut është përmes Sofjes dhe se ajo është rruga për zgjidhje të të gjitha problemeve.
Mund të them se menjëherë u bëra mjaft interesant për të gjithë liderët evropianë. Brenda ditës kam ftesa për të biseduar me së paku dy kryeministra, një president dhe një komisar. Ka shumë vëmendje ndaj Bullgarisë, nuk do ta them fjalën presion, deklaroi sot presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, I cili tha se nuk duhet të harrohet se Bullgaria është anëtare e BE-së “dhe kjo do të thotë shumë, ndërsa do t’u drejtohemi anëtareve të tjera të BE-së për solidaritet”.
Ai dje u takua me kryetaren e Komsiionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kryeministrin portugez, Antonio Kosta, ku theksoi se nevojiten shembujk pozitivë në marrëdhëneit bilateral mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe dialog të drejtpërdrejtë dhe të hapur bilateral për zgjidhje të problemeve.
“Na nevojiten shembuj pozitiv në marrëdhëniet bilaterale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe dialog i drejtpërdrejtë dhe i hapur për zgjidhjen e problemeve. Çdo vendim i mundshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Republikën e Maqedonisë së Veriut do të analizohet me kujdes dhe i harmonizuar me deklaratën e Parlamentin bullgar dhe pozicionin kornizë të vendit tonë për zgjerim të BE-së dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit nga tetori i vitit 2019”, ka thënë Rumen Radev gjatë kohës së takimit me Fon der Lajen.
Nënpresidentja bullgare, Iliana Jotova në një intervistë për Radion kombëtare bullgare ka deklaruar se këto janë hapat e parë në normalizimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi ato arritën në një pikë mjaft të pashpresë të zhvillimit.
“Me përpjekjet e Bashkimit Evropian, patjetër të gjendet një zgjidhje për të dy vendet, që të përmbushet Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë e vitit 2017 dhe në të njëjtën kohë të mos fshihet kujtesa as e Bullgarisë dhe as e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Jotova.
Sipas Jotovës, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi opsione të ndryshme në lidhje me procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, sipas të cilave disa tekste do të shkruhen në kapitullin e parë ose do të krijohet një kapitull shtesë pas gjithë të tjerave dhe procesi i negociatave nuk do të mbyllet derisa të pastrohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ambasadat e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Bullgarisë në Beograd, Pragë, Varshavë dhe Kiev bashkarisht do ta shënojnë festën e 24 Majit, Ditën e Vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit tonë kumtuan se ky shënim I përbashkët I ambasadave është arritur me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.