Nuk ka dyshim se diversiteti është një sfidë dhe pasuri e madhe, pikërisht në art dhe kulturë, sepse pasuron zgjedhjen, pasuron mundësitë e artistit për të qenë më i gjerë, për të qenë më gjithëpërfshirës, për të qenë më i pasur. Kemi shumë shembuj të tillë në histori, në muzikë, në letërsi, në art figurativ, janë të njohura udhëtimet e Pol Gogenit, i cili u largua nga familja e tij vetëm për të takuar një botë tjetër ndërsa veprimtaria e tij njihet për veprat e tij nga Tahiti… Udhëtimet e mëdha të shkrimtarit francez Alber Kami, i cili kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij në Algjeri, Marok… Kjo do të thotë se nevoja për të përmbushur diversitetin, botat e reja, mendimet e reja, zakonet e reja, njerëzit e rinj, është një nevojë e madhe e artistit, thotë aktori Pero Arsovski në panelin e CIVIL-it “Përgjegjësia shoqërore e artistëve në promovimin e vlerave evropiane dhe respektimin e dаllimeve”.
E njohur është një epokë e tërë në kulturën franceze, e cila shënohet nga importi i kulturave të ndryshme nga kontinente të ndryshme, botë të ndryshme, kështu që francezët janë krenarë për këtë sepse ata kanë pasuruar kulturën dhe artin e tyre.
Sa i përket detyrës së artistit për të qenë aktiv në të gjitha ngjarjet shoqërore, unë nuk kam asnjë dilemë këtu, sepse detyra jonë si figura publike, si njerëz që janë në qendër të vëmendjes së publikut, ne jemi përgjegjës për gjithçka që bëjmë, gjithçka që themi, gjithçka që do të këshillojmë dhe duhet të jemi të mençur dhe të kujdesshëm, çfarë pasojash mund të shkaktojë jo vetëm tek të rinjtë, por edhe tek të rriturit. Ka edhe shembuj negativë, këta janë njerëz që udhëhiqen nga disa motive të tjera të errëta, të cilat nuk mund t’i shpjegoj aspak, dhe mendoj se duhet të merren si një shembull i keq në histori. Por shumica e artistëve janë të përkushtuar për të zbuluar diversitetin, siç është tema jonë, për pasurimin e kulturës dhe artit, dhe për drejtësinë dhe zgjidhjet dhe sjelljet e duhura në shoqëri. Pikëpamjet e Emil Zola, i cili kaloi një vit në burg për pikëpamjet e tij mbi çështjen Drajfus, por nuk kishte lëshuar pe, dhe po në ditë të sotme, duhet të merret si një shembull se si një artist duhet të jetë përgjegjës para shoqërisë.
Unë besoj se sot, rruga jonë e vetme nuk është të ndahemi, dhe të qëndrojmë të sigurt në diversitetin tonë, por të kërkojmë siguri në zbulimin e dallimeve, në respektimin e dallimeve në shoqërinë në të cilën jetojmë, dhe duke njohur ato dallime ne do të krijojmë një botë të përbashkët që ne do ta duam. Ne me siguri do ta duam atë, sepse nuk duhet të lëmë ato thesare që janë rreth nesh të pazbuluara dhe të panjohura.
Ju përmendët një nga përvojat e mia dhe mbaj mend një kohë kur ishim vërtet të lumtur me ato dallime, po i kërkonim, i zbulonim, bënim pyetje, kënaqeshim nëse hynim në një, siç më kujtoi Kristina, në një shoqëri tjetër, nga kombësi tjera, atëherë do të dëgjonim një gjuhë tjetër, pastaj do të shifnim zakone të tjera, pastaj do të dëgjonim këngë të tjera, muzikë të ndryshme, histori të tjera. Kështu që ne jetuam së bashku dhe të lumtur, duke zbuluar ato dallime.
Sigurisht, ne jemi më shumë në favor të vlerave evropiane sesa që është politika, unë pajtohem me kolegun tim se politika është diçka që nuk i gëzohet këtyre dallimeve dhe rolit të artit në shoqërinë e sotme, pikërisht sepse me natyrën e vet, politika dëshiron të ketë sa më shumë lidhje me politikën e saj, por arti është kriteri i tij i detyrës. Siç tha Deralla, arti është lider. Artistët janë ata që populli ndjek dhe dëgjon, këto janë urtësitë që, megjithë përpjekjet e politikës për t’i futur të gjithë në një kallëp dhe për t’i përfituar në anën e saj, ata janë më të nënvlerësuar si dhe njerëzit e vërtetë që lënë gjurmët e epokës. Kështu që, pajtohem me Agimin që është një thesar, dallimet janë një thesar, mendime të ndryshme janë të dëshirueshme, në mënyrë që të mund të vijmë në një jetë të përbashkët që është e ndryshme dhe e pasur. Unë do të vendosja një shenjë të barazisë midis diversitetit dhe pasurisë. Nuk është një grumbull i pasurisë ekonomike, i parave… Diversiteti është pasuri në vetvete dhe pasuron jetën, sepse ne jemi qenie të gjalla, paratë mund të vijnë dhe të shpenzohen, por sa e pasur është jeta jonë, matet me atë se sa kemi përjetuar, sa kemi udhëtuar, sa njerëz kemi takuar, sa bota të ndryshme kemi zbuluar, sa libra kemi lexuar, sa jemi të lumtur me pasurinë tonë të larmisë.
Dijana Tahiri
kamera: Atanas Petrovski
realizimi dhe redaktimi: Arian Mehmeti
fotografi: Goran Naumovski