Dallimet që janë karakteristike për këtë vend janë ato që ne do i bëjmë. Fatkeqësisht, në të gjitha këto vite njerëzit më shpesh i kanë përcaktuar ato si një mallkim sesa si një thesar, në vend që të përqendrohen në atë që diversiteti mund të na sjellë mirë, dhe çfarë mund të mësojmë prej tyre, dhe çfarë mund të fitojmë si një vend që përpiqet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Unë mendoj se ne po shfrytëzojmë diversitetin në një mënyrë të keqe, tha Kristina Arnaudova në panelin e CIVIL-it “Përgjegjësia shoqërore e artistëve në promovimin e vlerave evropiane dhe respektimin e dallimeve”.
Për mua, dallimet, pasi siç e dinë disa, dhe disa nuk e dinë, unë jam rritur në një familje multietnike ku gjyshi im Jusuf ishte turk, gjyshja ime është vllehe, nëna ime quhet Mezhdet por e quajnë Meri… Tek ne në shtëpi nuk flitej se kush vjen nga ku dhe çfarë gjuhe duhet të flitet dhe nëse dikush prej nesh është i ndryshëm. Gjyshi im me dashuri folte për Turqinë, gjyshja ime me dashuri folte për vllehët, askush nuk u grind me askënd, për fat të keq unë nuk mësova turqisht sepse në shtëpi të gjithë flisnin maqedonisht, por i festonim të gjitha festat, kemi ngrënë dhe pite në Negotinë, tradicionalisht të dielën me mish derri, gjyshja ime bënte bakllavë për Bajram, ngjyrosnim vezë për Pashkët. Pra, për mua ishte gjithçka shumë normale, mjedisi ku unë jetoja ishte një rast shumë unik i jetesës dhe bashkëjetesës, sepse bëhej fjalë për Negotinën, i cili është një qytet thjesht etnik maqedonas.
Jam e bekuar që kam pas mundësinë të jetoj në një familje të tillë dhe sot e kësaj dite shtëpia ime më ka mësuar se njerëzit janë të ndarë vetëm në njerëz të mirë dhe të këqij, gjyshi im më ka mësuar gjatë gjithë kohës atë që e ka mësuar babai i tij, se gjaku është gjithmonë më cilësor kur përzihet, këtu ai donte të thoshte se sa më shumë kombe të përzihen, aq njerëz më cilësor dalin. Ndryshe, stërgjyshi im, në atë kohë, një teolog, filozof, hoxhë, kishte tre fakultete, dhe të gjithë fëmijët e tij ishin të martuar, të martuar me kombësi të ndryshme. Gjyshi im ishte martuar me vllehe, vëllai i tij me një serbe, vëllai tjetër me një maqedonase, motra e tij me një shqiptar dhe motra tjetër në Turqi me një turk. Ishte shumë normale për ne dhe jam mirënjohës që ata mi mësuan ato vlera, unë kurrë nuk i kam ndarë njerëzit në atë mënyrë. Unë u ndjeva aq e pasur saqë mund të tregoja një histori si kjo si një shembull pozitiv dhe si një shembull se si brezat e shëndetshëm po rriten.
Duke thënë gjëra të këqija për të tjerët, se dikush duhet dhe mund të jetë ndryshe vetëm sepse i përket një kombësie tjetër, ka një ngjyrë tjetër të lëkurës, pëlqen gjëra të ndryshme, ha ushqime të ndryshme, po me këtë ne vetëm krijojmë urrejtje. Dhe nuk e di se si mund t’u shpjegojmë këtyre prindërve, të gjithë prindërve, të gjitha familjeve në Maqedoni, të cilët rritin fëmijët e tyre në këtë mënyrë, se e keqja lind të keqen, dhe se vetëm e mira sjell të mirën. Se nëse i rrisin fëmijët e tyre në atë mënyrë, ata fëmijë janë urrejtës të mundshëm të gjithçkaje që ndryshon nga ata. Unë nuk e di se si ta bëj atë, por duhet disi të futet në sistemin tonë arsimor, në kuptim, për të mos u imponuar atyre se ata duhet ta duan njëri-tjetrin, por ja i biri im po studion në Jahja Kemal në klasë me shqiptarë, turq, anglezë, dhe ata kurrë nuk flasin për dikë që është kështu apo ashtu, ata të gjithë urojnë njëri-tjetrin për festat e të gjithëve. Dhe kjo ndarje në shkollat tona shtetërore që shqiptarët duhet të studiojnë vetëm me shqiptarë dhe maqedonas vetëm me maqedonas, mendoj se thekson edhe më shumë dhe ka një efekt të keq në mënyrën se si do të zhvillohen fëmijët në të ardhmen. Dhe mendoj se koncepti i shkollës Jahja Kemal është shumë i mirë, si i udhëheq ata, si i edukon fëmijët në atë kuptim.
Arian Mehmeti
kameramani: Atanas Petrovski
montazh: Arian Mehmeti
fotografi: Goran Naumovski