Për krijimin e politikave të vërteta, të cilat do të kontribuojnë për përparimin e sipërmarrjes së grave në vend, nevojitet të bashkohen të gjithë faktorët kryesor, që do të arrihet përmes krijimit të Platformës kombëtare për sipërmarësi të grave, porositi Valentina Disoska, kryetare e Platformës nacionale për sipërmarësi të grave dhe të Shoqatës së grave të biznesit, në promovimin e Platformës nacionale.
“Platforma nacionale për sipërmarrjen e grave” është projekt i cili do të zgjasë tre vjet dhe mbahet në suaza të projektit me të njëjtin emër, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e IPA Programit për Shoqëri qytetare dhe mediume, ndërsa bartësit e saj janë Shoqata e grave të biznesit, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Federata nacionale e fermerëve dhe Fondacioni për manaxhim dhe hulumtime industriale – MIR.
“Përmes platformës nacionale për sipërmarrjen e grave duam t’i bashkojmë të gjithë faktorët ekonomik në këtë fushë dhe të krijojmë masë më të madhe kritike e cila do ta tregojë nevojën e qasjes më serioze, në krijimin e mundësive për rritje dhe zhvillim të sipërmarësisë së grave në shtetin tonë. Qëllimi kryesor i projektit është, përforcimi i kapaciteteve të organizatave qytetare, për krijimin e politikave publike dhe përfaqësimin në fushën e sipërmarësisë së grave. Me investimin te gratë do të rritet barazia gjinore në shoqëri dhe do të promovohet zhvillimi inkluziv dhe i qëndrueshëm”, tha Disoska.
Platforma nacionale për sipërmarësi të grave, shtoi, duhet të ndërtohet si partner kryesor social për krijimin e politikave dhe proceseve reformuese, dhe të mundësojë promovim të grave sipërmarëse si shtytës të ndryshimeve. Përforcimi i sipërmarësisë së grave, potencoi, do të kontribuojë për përforcim ekonomik të shtetit dhe shoqërisë.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi tha se politikat dhe masat të cilat i ndërmerr Qeveria janë në drejtim të krijimit të kohezionit.
“Synojmë ndaj një qëllimi të njëjtë – shoqëri evropiane në të cilën qeveris barazia gjinore e kompletuar dhe në të cilën gratë nga të gjitha nacionalitetet do të jenë të pranishme në të gjitha fushat e sipërmarësisë, industrisë dhe udhëheqjes së bizneseve. Qeveria i integron gratë përmes stimulimit të tyre dhe inkurajimit të përfshihen në krijimin e biznesit të tyre dhe ta fillojnë tregimin e tyre të biznesit”, tha Bytyqi.
Theksoi se personalisht fuqishëm beson në potencialin e sipërmarrjes së grave dhe konsideron që e ardhmja e shoqërisë sonë evropiane në një pjesë të madhe do të reflektohet pikërisht atje.
“Ndjej se gratë çdo ditë po bëhen gjithnjë e më të fuqishme, ndërsa ne si Qeveri çdo ditë u mundësojmë kushte përkatëse dhe rrethana të fillojnë biznes të tyre dhe t’i realizojnë qëllimet e tyre”, tha Bytyqi.
Potencoi se pret në vitet në vijim të marrim një pasqyrë dhe statistikë tërësisht të ndryshme për gjendjen e sipërmarësisë së grave dhe se është e sigurt që në masë të madhe tashmë janë realizuar qëllimet e strategjisë, ndërsa pengesat dhe problemet, ngadalë do t’i tejkalojmë.
Danela Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike tha se është brengosës fakti që derisa numër gjithnjë e më i madh i shteteve në Evropë, vendosin pjesëmarrje të garantuar ligjore të grave në funksione vendosëse dhe të larta, tek ne shënohet trend i madh negativ në këtë fushë.
Për Vasko Mojsovska, kryetare e Federatës nacionale të fermerëve, zhvillimi i sipërmarrjes së grave do të rezultojë me ekonomi të fuqishme, papunësi të zvogëluar, pjesëmarrje më të madhe në tregun e punës, marrëdhënie të përforcuara familjare të të gjitha grave, duke i përfshirë edhe të rinjtë dhe gratë nga mjediset rurale.
Projekti Platforma nacionale për sipërmarrjen e grave, sipas Emilija Andonova, projekt menaxhere në Fondacionin për manaxhim dhe hulumtim industrial – MIR, duhet të kontribuojë për dukshmërinë dhe përfshirjen e platformës.
Në ngjarjen e sotme promovuese, ishte nënshkruar Deklaratë për mbështetje të sipërmarrjes së grave.