Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) do të vazhdojë të mbështesë Bankën Popullore në aktivitetet e saj në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, të cilat ofrojnë përfitime të konsiderueshme për popullatën në planin afatgjatë. Prandaj, EFSE është i kënaqur të fillojë përfshirjen e Bankës Popullore në ciklin e planifikimit strategjik të Fondit, në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e duhur për gamën e gjerë të iniciativave që ka Banka Popullore.
Kjo u deklarua nga kryetari i Bordit të drejtorëve të EFSE, Klaus Miller, në një takim pune me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska.
Siç thuhet në njoftimin e BPMV-së, guvernatorja Angelovska-Bezhoska theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që deri më tani EFSE ka mbështetur me sukses aktivitetet e Bankës Popullore në dy fusha të rëndësishme që plotësojnë njëra-tjetrën. Gjegjësisht, shumica e projekteve të mbështetura nga EFSE janë në fushën e edukimit financiar. Ndër të tjera, ato përfshijnë prodhimin e materialeve arsimore, duke përfshirë botime dhe video për edukimin financiar të të gjitha strukturave të të rriturve të popullsisë. Me mbështetjen e EFSE, u krye matja e nivelit të shkrim-leximit financiar të popullsisë së rritur në vendin tonë, e cila ofroi udhëzime për hartimin e duhur të aktiviteteve të mëtejshme, duke përfshirë zhvillimin e Strategjisë së pare kombëtare për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare.
EFSE u krijua nga Banka gjermane për Zhvillim (KfW), me mbështetje financiare nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (BMZ) dhe Komisionit Evropian. Struktura e tij është partneritet publik-privat, prandaj shquhet si model me një rol ndërkombëtar dhe politikë inovative të zhvillimit. Ky model organizativ mundëson që EFSE të mobilizojë fonde nga investitorë privatë institucionalë dhe të shërbejë si platformë për koordinimin e aktiviteteve të donatorëve në rajonin e Evropës Juglindore. EFSE promovon zhvillimin e përgjegjshëm të sektorit financiar në vendet e synuara të EFSE.