Në Bullgari sot fillon regjistrimi i partive dhe koalicioneve në Komisionin qendror të zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 11 korrik.
Korrespondenti i MIA-s nga Sofja njofton se për pjesëmarrje në zgjedhje janë të nevojshme të paktën 2,500 nënshkrime, të cilat tani mund të jenë në formë elektronike, si dhe një depozitë prej 2,500 levave (1,250 euro).
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 26 maj.
Këto do të jenë zgjedhjet e para në Bullgari, në të cilat votimi do të jetë tërësisht me makinë dhe me numër rekord të vendvotimeve jashtë vendit.
Korrespondenti I MIA-s nga Sofja përkujton se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Bullgari, që u mbajtën më 4 prill, morën pjesë 31 parti dhe tetë koalicione.