– Sistemi është i ndërtuar ashtu, dy ose tre komunitete etnike nuk përzihen shumë dhe nuk e njohin njëri-tjetrin, ndërsa stereotipet që shfaqen në rrjetet sociale vetëm e konfirmojnë atë. Ata gazetarë që vijnë nga ai mjedis do të punojnë në atë media që është monoetnike. Ata do të vazhdojnë të pohojnë ate në të cilën besojnë. Nuk ka tolerancë dhe as që ka mirëkuptim për shkak të faktit se ata nuk e dinë gjuhën e tjetrit dhe nuk e njohin njëri-tjetrin, thotë redaktorja e Portalb në panelin “Multikulturalizmi dhe vlerat evropiane në media”.
Ne kemi një problem që nuk ka përkthim në anglisht. Jo se i urrejnë ose i janë kundër, por as që e mendojnë këtë. Ky është një shembull i keq që mund ta tregoj. Kjo padituri dhe injorancë na çon të kemi vetëm lajme të njëanshme ose lajme që nuk janë përfshirëse dhe nuk kanë janë në interes të të gjithëve. Interesi publik është publik sepse ne jetojmë në një shtet multietnik. Duhet të ketë lajme dhe informacione të vazhdueshme për të informuar komunitetin tjetër se po përballemi me të njëjtat probleme. Ka kriminelë dhe njerëz të mirë edhe në këtë anë por edhe në anën tjetër. Kur krijuam portalin, ne ndërtuam një urë midis dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, që të mund të përkthejmë dhe të themi atë që po ndodh në publikun maqedonas, turk, shqiptar, në të gjitha komunitetet. Për shembull, nëse ka ndonjë problem në komunën e Strugës, ai duhet të raportohet në të gjitha gjuhët në mënyrë që të gjithë të informohen, dhe problemi të mos injorohet nga askush. Përmes kësaj qasjeje, të gjithë ndjehen pjesë e padrejtësisë, drejtësisë ose pjesë e këtij sistemi. Shfaqja e mediave në internet vetëm e ka theksuar atë boshllëk.