Gjyqi për organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”, vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes, së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, me akuzën edhe të katër personave.
Në seancën e sotme është paralajmëruar dëshmia e Nina Stardellovës, Stefan Bogoevit dhe Natasha Petrovskës.
Çështja ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Sofçe Gavrillova Efremovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Ivana Trajçeva.
Për rastin me organizatën joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, të themeluar nga Bojan Jovanovski-Boki 13, përmes së cilës, sipas aktakuzës, janë mashtruar biznesmenë për qendra për persona të rritur, akuzohen edhe Frosina Remenski, Hristina Bllazheska, Mile Jovanovski, babai i Boki 13-të dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.
Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski akuzohet për ndihmën e mashtrimit, Mandiq dhe Bllazheska për ndihmën në mashtrimin dhe pastrimin e parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmën në pastrimin e parave dhe prodhimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe trafikimin e paautorizuar të armëve. Si person juridik akuzohet gjithashtu, edhe organizata joqeveritare.