Përfundoi takimi plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo pranë Kranjit, i cili ka zgjatur më gjatë për shkak të harmonizimit të konstatimeve të cilat do të njoftohen më vonë.
Në takim, i cili u mbajt me dyer të mbyllura, gjegjësisht pa media, morën pjesë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ai kroat Zoran Millanoviq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, anëtarët e kryesisë së BeH, Millorad Dodik, Zhelko Komshiq, Shefik Xhaferoviq.
Pas takimit, siç është paraparë në agjendën e samitit të sotëm, liderët do ta vizitojnë kështjellën të cilët do të kenë drekë të përbashkët, ndërsa është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp në fund të samitit të sotëm.
Në samitin e sotëm, liderët e vendeve pjesëmarrëse do ta shënojnë 10-vjetorin e fillimit të Nismës, por gjithashtu, siç është paralajmëruar, “e konfirmojnë dhe e përforcojnë angazhimet për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së”.