Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje sot për vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Izraelit në mënyrë që të ndalohet “masakra” ndaj palestinezëve.
“Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e sanksionon Izraelin për krimet e bëra kundër njerëzimit, palestinezët do të vazhdojnë të masakrohen”, tha Erdogan në një bisedë telefonike me Papa Françeskun.
Erdogan, për disa ditë me radhë, po bisedon me liderë dhe funksionarë të huaj në përpjekjet për t’u penguar ofesiva e madhe izraelite në Rripin e Gazës.
Siç njoftoi presidenca turke, Erdogani ka thënë se “okupuesi izraelit, i cili e bllokoi qasjen tek xhamia al-Aksa dhe kisha e Varrit të Shenjtë (në Jerusalemin Lindor), po vret civilë të pafajshëm në tokën palestineze”.
“Ky barbarizëm gjithashtu e rrezikon sigurinë rajonale”, theksoi ai.
Papa Françesku dje paralajmëroi në ”spiralën e vdekjes dhe shkatërrimit” në konfliktet e Lindjes së Afërt, duke vlerësuar se humbjet e jetëve të humbura janë të tmerrshme dhe të papranueshme.