Negociuesi kryesor I Republikës së Shqipërisë për BE, Zef Mazi gjatë qëndrimit të sotëm në Shkup do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Siç kumtoi MPJ, në takim Osmani dhe Zefi do të këmbejnë mendime për proceset inkuadruese në BE, parashikimet për miratim të kornizave negociuese dhe organizim të konferencave të para ndërqeveritare me BE-në.
Pas takimit, Osmani dhe Zefi do të mbajnë konferencë për shtyp.