Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sot nuk tha nëse përsëri do të kandidohet për nënkryetar të partisë.
I pyetur nëse në kongresin e ardhshëm të partisë do të propozohet për nënkrytear, Zekiri në konferencën e sotme për shtyp tha se kjo është e drejtë e kryetarit të partisë.
Nënkryetarët e partisë, siç sqaroi, nuk zgjidhen në kongres, por ata i propozon kryetari i partisë pas kongresit.
“Në kongres nuk zgjidhen nënkryetarët e partisë. Këtë të drejtë e ka kryetari i partisë. Ai i propozon nënkryetarët pas kongresit. Në pajtim me statusin, tani kemi katër nënkryetarë, por kjo është e drejtë e kryetarit të partisë”, tha Zekiri.