I dërguari special i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski në një intervistë për emisionin për politikë ndërkombëtare “Bota dhe ne” në BNT tha se është e qartë se pse gjenerata e tij i sheh në mënyrë emotive bisedat me Bullgarinë duke i pasur parasysh ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Buçkovskit, kjo mund të shihet në infrastrukturën midis dy shteteve.
Sipas tij, pozitat tona janë të qarta si kristali dhe kjo është se duhet të gjendet emërues i përbashkët dhe t’ua hapë rrugën gjeneratave të ardhshme.
Zgjidhja, sipas Buçkovskit është në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë nga viti 2017. “E kam të qartë plotësisht se në linjë të fundit gjithçka do të lidhet me historinë e përbashkët. Koha do të punojë për komisionin historik, por nuk kemi durim ajo ta trasojë rrugën drejt të ardhmes evropiane”, tha Buçkovski, duke shtuar se janë të mirëseardhur ekspertë me përvojë të cilët zgjidhin probleme të tilla, por se në këtë moment nuk ka nevojë për ndërmjetës.
Buçkovski është i bindur se duhet të ndërtohet rrugë midis Shkupit dhe Sofjes me të cilën udhëtimi nga katër orët aktuale do të ulet në dy orë, që është normale për dy vende fqinje dhe kryeqytetet e tyre.
Lidhur me projektin kapital për lidhjen hekurudhore midis dy shteteve theksoi se Qeveria në Shkup i ka siguruar 600 milionë euro për realizim. Tha se në pozitën e drejtorit në Hekurudhat e Maqedonisë është vendosur ish-deputeti Hari Lokvenec, i cili, gjithashtu është shumë i përkushtuar për realizimin e projektit.