Vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani 318.793 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit në shtet, siç theksohet, në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 135.574 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.976 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 14.976 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 160.425 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 24.851 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 35 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
“Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin kombëtar për imunizim. Vaksinohen personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 QS Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u bën apel qytetarëve të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për t’u vaksinuar.