CIVILi sot organizon panel diskutimi në temën “Si ligjet, ashtu zgjedhjet”, me fillim në ora 13 në hotelin “Park Rezidence” ( pas stadiumit të qytetit) në Shkup. Në panelin do të marrin pjesë prof. Renata Deskoska, këshilltarja shtetërore pranë Ministrisë për drejtësi, Radica Llazareska Geroska, dejtori ekzekutiv i MOST, Darko Aleksov, kryetarja e shoqatës “Inkluziva” Bllagica Dimitrovska dhe presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla.
Edhe pse ishin të ftuar dhe të përkujtur disa herë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk iu përgjigj ftesës për pjesëmarrje në panelin.
CIVILi në mënyrë aktive u kyç në proceset lidhur me reformat në proceset zgjedhore me fokus në ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe modelin zgjedhor.
Paneli është pjesë e projektit tonë “Perspektivat evropiane”, të cilin CIVILi e zbaton me mbështetje nga Ministria e punëve të jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë nga 1 prilli këtë vit. Projekti bashkon më tepër komponente një nga të cilat është “Zgjedhje lokale, ndjekie dhe informim; kontribut ndaj reformave në sistemin zgjedhor”.
Ngjarja do të mbahet pa publik dhe do të transmetohet drejpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe video kanalin e CIVILit, dhe mandej do të publikohen përmbajtjet mediatike në platformën mediatike CIVIL MEDIA, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, sipas licencës Creatice Commons 4.0. Do të mundësohet edhe presence e TV ekipeve, me lutje për përmbajtjetë protokolleve për mbrojtje nga COVID -19.
CIVIL