Instituti i Shëndetit Publik regjistroi një rritje prej 5.4 përqindëve të numrit të rasteve pozitive të Kovid-19 në vend javën e kaluar. Shënohet rënie në numrin e rasteve të vdekjes, janë raportuar 1.304 vdekje nga 33 qytete, që është 37.2 përqind më pak se javën e kaluar. Përqindja e rasteve pozitive nga gjithsej numri i të testuarve varion nga 2.5 përqind në 12.2 përqind ose një mesatare prej 7.5 përqind.
“Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhë nga 03 maji deri më 09 maj të vitit 2011 janë testuar gjithsej 15.781 materiale në laboratorët në të cilët zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-CoV-2 me rritje prej 5,4 përqind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 1.304 raste të reja pozitive nga 33 qytete në vend, me një ulje prej 37.2 përqind krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 482; 37.0%), me një incidencë javore – 78.0/100.000. Incidenca më e lartë javore prej 169.9/100,000 u regjistrua në Vinicë. Përqindja e pozitivitetit varion nga 2.5 për qind deri më 12.2 përqind, një mesatare prej 7.5 përqind”, qëndron në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Instituti i Shëndetit Publik i regjistron personat e infektuar në të gjitha grupmoshat.
“Më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjeç (n = 508, 39.0 përqind). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 40-49 (n = 227; 17,4 për qind), 50-59 (n = 208; 16,0 për qind), 30-39 (n = 176; 13, 5 përqind) dhe 20-29 (n = 106; 8.1 përqind). Numër më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 26; 2.0 përqind) dhe 10-19 vjeç (n = 53; 4.1 përqind). Ekziston një rënie në numrin e pacientëve në të gjitha grupmoshat, me përqindjen më të madhe të rënies tek njerëzit deri në 39 vjeç (41.1 përqind)”, shtohet në lajmërim.
Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si të shëruar udhëhiqen 4.502 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpie, me rritje prej 12,2 përqindëve më shumë në krahasim me javën e kaluar.
Janë raportuar 105 vdekje nga 21 qytete, 37.1 për qind më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 91 persona ishin mbi 60 vjeç, 6 persona të moshës 50-59 vjeç, 5 persona të moshës 40-49 vjeç, 2 persona të moshës 30-39 vjeç dhe një person i moshës 20-29 vjeç.
Raporti detajues i Institutit për Shëndet Publik për gjendjen me Kovid-19 për periudhën prej 03 deri më 09 maj, si edhe gjendja kumulative publikohet në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik: http://iph.mk/.