Ora policore të shkurtohet, objektet hotelierike në pjesët e hapura të punojnë deri në orën 23:30 dhe të fillojnë me punë qendrat e fitnesit dhe të stërvitjeve, janë një pjesë e masave lehtësuese restriktive që Shtabi kryesor koordinues i krizave dhe rekomandon Qeveria t’i miratojë.
Masat e reja do të vlenin nga 12 deri më 18 maj ndërsa janë sjellë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektuese në bazë të gjendjes epidemiologjike, ulje të numrit të personave të hospitalizuar dhe numrit të personave të infektuar.
Sipas masave të reja që propozohet, ora policore të zgjasë nga ora 24:00 deri në orën 05:00 dhe të lejohet shfrytëzimi i pushimit vjetor për punonjësit shëndetësor. Eventet dhe ngjarjet të mbahen sipas protokolleve përkatëse, me plotësimin e 30 për qind të kapacitetit të hapësirës së mbyllur, ndërsa të rritet edhe numri i fëmijëve të cilët mund të përkujdesen në një grup nëpër kopshte, gjegjësisht prej 15 në 20 fëmijë.
Masat e propozuara priten të miratohen në seancën e nesërme të Qeverisë.