Gjykata e Apelit në Shkup, sot në seancë duhet të shqyrtojë ankesat e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Raket”, në të cilën Bojan Jovanovski – Boki 13 u dënua me nëntë, ndërsa ish-prokurorja speciale Katica Janeva me shtatë vjet burg.
Gjykata e Apelit mund t’i konfirmojë dënimet që do të bëhen përfundimtare, ose lëndën ta kthejë përsëri në gjykim.
Hetimin për rastin “Reket” prokurorja Vilma Ruskovska e hapi në korrik, ndërsa gjyqi filloi në nëntor 2019.
Akuza u ngrit kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe në seancën tjetër ai u dënua me tre vjet burg. Dy të akuzuarit e tjerë, Jovanovski dhe Janeva, u deklaruan se janë të pafajshëm dhe ndaj tyre u zhvillua procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, në të cilën një seri e provave materiale dhe verbale u prezantuan nga Prokuroria.
Vendimi me të cilin Jovanovski mori nëntë dhe Janeva shtatë vjet burg u dha më 18 qershor 2020.
Jovanovski dhe Janeva aktualisht janë në arrest shtëpiak.