Zyra rajonale për bashkëpunim rinor me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara mbi popullsinë dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e paqes, gjatë majit do ta realizojnë fushatën “Të rinj të frymëzuar nga paqja”.
Fushata ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe rritjen e përpjekjeve për të ndërtuar paqen dhe pajtimin mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor përmes ngjarjeve të ndryshme. Temat, që do të jenë në qendër të fushatës janë edukimi, pranimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi që të theksohet rëndësia e investimit tek të rinjtë, rëndësia e historive të tyre dhe fuqia e tyre për ndryshim.
Më shumë detaje rreth fushatës “Të rinj të frymëzuar nga paqja” organizatorët do të kumtojnë në konferencën e sotme për shtyp që mund të ndiqet në: https://zoom.us/meeting/