Dita e Evropës është ditë e paqes dhe unitetit mes të gjithë qytetareve dhe qytetarëve, ditë kur kremtohen të drejtata dhe liritë e njeriut, barazia dhe multikulturalizmi. CIVILi ua uron Ditën e Evropës të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë so Veriut dhe Evropës.
Kjo ditë është e Evropës, e të gjithë njerëzve, popujve dhe bashkësive që jetojnë në këtë continent dhe e të gjithëve që e ëndërrojnë ëndrrën e Evropës.
Të drejtat dhe liritë e njeriut, demokracia, kultivimi I multikulturalizmit përmes barazisë, përfaqësimit të drejtë, përfshirjes, mosdiskriminimit dhe respektimit të dallimeve mes njerëzve dhe bashkësive, janë baza e vlerave evropiane.
Ekipi dhe të gjithë mbështetësit e CIVILit, si organizatë për të drejtata dhe liritë e njeriut, me sinqeritet dhe përkushtim I promovojnë dhe angazhohen për vlerat evropiane në të gjitha fushat e veprimit.
Me rastin e Ditës së Evropës, 9 Maji, CIVILI ka përgatitur një video spot të Nisms “Bëje dallimin: Respektoji dallimet. Spoti është një pasqyrë e shkurtë e aktiviteteve të ekipit dhe të njëpjese të personave pubilkë dhe aktivistëve qytetarë që e mbështesin Nismën.
CIVILI e zbaton edhe projektin “Perspektiva evropiane – niveli i ardhsëm” në të cilin janë të bashkuara një numër I madh aktivitetesh të Organizatës, për promovimin e vlerave evropiane, por edhe për luftën kundër kërcënimeve hibride dhe rrëmujës informative. Me këtë, Organizata jep kontribut konkret dhe mbështetje ndaj perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Vetëm bashkë, me respektimin e dallimeve, kultivimin e multikulturalizmit dhe vlerave evropiane, mund ti tejkalojmë të gjitha sfidat e vështira para të cilave me të cilat po përballen bashkësia evropiane dhe botërore.
Ne jemi Evropë!
Gëzuar Dita e Evropës!
#NeJemiEvropë
CIVIL