Në kohën kur kishim sfidë serioze nga i gjithë publiku, përfshirë edhe opozitën, por edhe të gjithë të tjerëve në shtet, bëmë përpjekje nga të gjitha anët që të sigurojmë vaksina. Me dhjetëra firma kemi biseduar. Janë paguar garanci parapaguese. Parapagimi me të cilën në sigurimin e vaksinës së “Sinofarm” së pari tentuam, gjithsesi se është kthyer, ndërsa hollësitë për këtë mund t’i japë ministri i Shëndetësisë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen për akuzat e opozitës rreth furnizimit të vaksinave kineze për akuzat e opozitës rreth furnizimit të vaksinave kineze dhe kthimit të parapagimit që ishte paguar.
Besoj, theksoi kryeministri, se ekziston procedure për deklasifikim të të gjithë dokumenteve, dhe këtë duhet ta dinë qytetarët.
“Çmimet janë të njohura për të gjithë në botë të cilët i blejnë vaksinat, të gjitha shtetet e tjera në kontinentin evropian dhe në fqinjësi dhe në botë. Ato janë çmimet e njëjta edhe te ne. Nëse ekziston mekanizëm për deklasifikim ne do ta bëjmë këtë si Qeveri gjegjësisht institucionet adekuate që të mundet ministri i Shëndetësisë t’i publikojë të gjitha hollësitë. Kishim përpjekeje që disa parapagime të caktuara të paguhen që të garantohen komplet, por në pagesat ndërkombëtare e gjithë kjo dihet se si rregullohet. Nëse porositën porositë, atëherë edhe pagesa zbatohet. Kjo është dëshmi në vete se kemi bërë gjithçka që sa më shpejtë t’i blejmë vaksinat”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi u vaksinua në pikën e vaksinimit në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup.
Potencoi se mund absolutisht të konfirmojë se vendimet nuk i sjellë as sektori juridik i ministrit Filipçe, se Filipçe, as Zaevi, i sjell Qeveria sipas të gjitha informacioneve të cilat i ka në dispozicion, sipas momenteve adekuate të furnizimit të vaksinave.
“Besoj se në periudhën e vjeshtës do të kemi çmime të tjera më të lira të vaksinave, sepse do të ketë prodhim edhe më të madh të vaksinave, por gjithçka që është furnizuar deri më tani është në korrelacion ose e barabartë me të gjitha furnizimet e tjera të vendeve të tjera rreth nesh ose në Evropë”, shtoi Zaevi para QS “Boris Trajkovski” ku u vaksinua kundër Kovid-19 me vaksinë nga prodhuesi kinez “Sinofarm”.