Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase në gjashtë vëllime është nga sot, në dispozicion onlajn dhe falas për përdorimin e platformës interaktive makedonski.gov.mk, e cila u promovua sot nga Qeveria me rastin e majit 5 – Dita së Gjuhës Maqedonase.
Autorët dhe redaksia e Fjalorit përgatitën 4200 faqe të shtypura për botimin elektronik, pasi me propozim të Këshillit për gjuhë maqedonase dhe me kërkesë të Institutit për gjuhë maqedonase, Qeveria vendosi t’i blejë përgjithmonë të drejtat materiale të përpiluesve të kësaj vepre të rëndësishme leksikografike. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e operacionalizoi vendimin dhe Ministria e Kulturës e vendosi botimin onlajn të Fjalorit Interpretues në programin kombëtar për “Vitin e Koneskit”.
Me 8 dhjetor 2017, me rastin e Ditës së shën Klimentit, me vendim të Qeverisë, u promovua një botim elektronik i Drejtshkrimit të gjuhëa maqedonase, i cili do të jetë gjithashtu i disponueshëm në platformën e re makedonski.gov.mk.
Qeveria sot onlajn, nga dhoma përkujtimore e Misirkovit në Institutin, e promovoi Fjalorin Elektronik Interpretues me rastin e Ditës së Gjuhës Maqedonase – 5 maj, themeluar dy vjet më parë për nder të 5 majit historik 1944, kur u miratua alfabeti modern maqedonas.
Promovimi i sotëm është pjesë e kremtimit të 100 viteve nga lindja e Blazhe Koneski, i cili është edhe në kalendarin e UNESCO-s për përvjetorët ndërkombëtarë në 2021, dhe në vitin që shënon 95 vjet nga vdekja e Kërste Petkov Misirkov (1874-1926) – mbrojtësi i Institutit për gjuhë maqedonase.
Në promovim është Presidenti Stevo Pendarovski, i cili është mbuluesi i “Vitit të Koneskit”, Kryeministri Zoran Zaev, drejtoresha e Institutit – Elena Jovanova-Grujovska dhe udhëheqësja e projektit dhe kryeredaktorja e botim elektronik të FIGJM-së – Snezhana Velkovska.