CIVILi organizon panel diskutimi në temë “Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkolla”, nesër, e mërkurë, 5 maj, me fillim në ora 13. Në panelin do të marrin pjesë Ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska, prof. Elena Xhukeska nga Sindikata e pavarur akademike, dhe Blendi Hodai, presidenti i Unionit të shkollave të mesme. Moderator i panelit do të jetë Xhabir Deralla nga CIVILi, i cili në fillim të panelit do ta bëjë prezantimin e projektit “Perspektiva evropiane”.
Ngjarja do të mbahet pa publik, në hotelin Park Rezidence ( pas stadiumit të Shkupit) dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e CIVILit, dhe pastaj do të publikohen përmbajtje mediatike në platformën CIVIL MEDIA , në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze. Marrja e përmbajtjeve është e mirëpritur, sipas licencës Creative Commons 4.0.
CIVILI u kyç në mënyrë aktive në proceset lidhur me reformat në arsim me fokus në temat multikulturalizëm dhe jodiskriminim. Pas këtij paneli janë të parapara edhe dy tema nga fusha e arsimit, si vijojnë: “Depolitizimi i shkollave” dhe “Perspektivat e praktikumit dhe “Perspektivat e praktikimit dhe mësimi për vlerat evropiane në shkolla”.
Ngjarjet janë pjesë e projektit tonë “Perspektivat evropiane” që e zbatojmë me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme, e Republikës Federale të Gjermanisë nga 1 prilli deri në fund të këtij viti. Projekti bashkon më tepër komponentë , një nga të cilët është “Përfaqësimi dhe promovimi i vlerave evropiane, multikulturalizmit dhe jodiskriminimit në shkollat fillore dhe të mesme, përmes kontributit ndaj reformave të sistemit arsimor”.
Në periudhën e ardhshme CIVILi paralajmëron botim të disa dokumenteve për krijimin e politikave në këtë dhe në fusha tjera lidhur me perspektivat evropiane në vend.
CIVIL