Gjatë orëve të natës pritet që vaksinat kineze kundër Kovid-19 të arrijnë nga Stambolli në Beograd. Pas përfundimit të procedurave administrative do të nisen menjëherë për Shkup dhe presim që nesër të arrijnë herët në mëngjes, rreth orës katër ose pesë. Por, besoj se saktë do ta dimë se kur do të arrijnë në bazë të asaj kur do të përfundojë ajo procedurë në Aeroportin e Beogradit.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas pranim-dorëzimit të klinikës mobile, donacion nga Agjencia Turke për Koordinim. TIKA.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri Filipçe tha se procesi i imunizimit po shkon mirë, po realizohet mirë, u identifikuan mirë deri më tani grupet dhe beson se edhe më tutje do të vazhdojë në mënyrë të njëjtë.
Ai informoi se dje në sallën “Boris Trajkovski” janë dhënë diç më pak se 5.000 doza të vaksinave, 4.800 si dozë e parë dhe rivaksinim, për shkak të asaj se ato dy procese realizohen atje.
“Besoj se edhe në qytetet e tjera njëjtë do të zbatohet procesi i imunizimit, se rregullisht do të shpërndahen vaksinat sipas strategjisë, gjegjësisht pjesa më e madhe qytetarëve më të moshuar, një pjesë më të vogël për të punësuarit në infrastrukturën kritike, ndërsa qytetarët nga ana e tyre do të tregojnë interesim sa më shumë të regjistrohen në sajt, për shkak të asaj se ajo është mënyra më adekuate që të arrihet te vaksina”, sqaroi Filipçe.
Ministri Filipçe njoftoi se po ndiqet procesi i vaksinimit edhe në vendet përreth dhe në disa vende evropiane dhe po shihen problemet dhe sfidat me të cilat përballen kur bëhet fjalë për interesimin për vaksinim.
I pyetur për rrëmujën para pikave të vaksinimit, Filipçe deklaroi se kjo është diçka që mund të menaxhohet dhe shtoi se nuk diçka e rëndësishme. Ju bëri thirrje qytetarëve që të vijnë në terminët e caktuar dhe konsideron se kjo nuk do ta rëndojë sistemin e imunizimit.