Si kryetar i Qeverisë, Zoran Zaev sot bëri thirrje që të gjitha festat e ardhshme me prioritet të parë të respektimit të masave, gjithmonë në gatishmëri, të shmangim turmat, grupimet, të mbajmë distancë, të jemi në ambient të hapur, të shmangur hapësirat e mbyllura. Ai pret që e njëjta gjë nga udhëheqësit fetarë, nga krerët e KOM-it, të BFI-së, por edhe nga udhëheqësit e tjerë të bashkësive më të vogla fetare, të apelojnë dhe të marrin pjesë në organizim, siç u tha në takime , në mënyrë që të mund të festojmë festat, por edhe të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë dhe të të gjithëve përreth nesh.
Kjo është përgjigjja nga kryeministri Zaev në pyetje të gazetarëve se sa e mençur është të lirohen masat gjatë festave të ardhshme.
Personalisht, Zaev do të jetë në Strumicë, dhe me rastin e 1 majit, siç informoi, është pjesëmarrës në organizimin e një aksioni për dhurimin e gjakut që do të mbahet gjatë festave, së bashku me Transfusiologjinë Strumicë. – Do të kaloj kohë me familjen time”, tha Zaev.
Kryeministri bëri thirrje që për 1 maj dhe festat tjera të jemi në ambient të hapur dhe t’i shmangim objektet e mbyllura.