Pas një viti kufizim të lëvizjes, shkollave të zbrazura dhe anulimeve të tubimeve familjare, njerëzit nga mbarë bota fillojnë të vaksinohen kundër Kovid-19 apo e presin radhën e vet që të vaksinohen. Të gjithë e dimë se vaksinat japin shpresë më të mëdha për vazhdim me jetën normale dhe me afrim të sërishëm të njerëzve. Tani kur vaksinat janë në mendimet e secilit prej nesh duhet të mbajmë mend se vaksinat e rregullta për fëmijët luajnë rol kyç për fëmijët që të mund të luajnë dhe të mbrohen. “Kovid-19 shkakton ndërprerje në zbatimin e shumë shërbimeve për fëmijët, por është shpresëdhënëse që kërkesa dhe realizimi I vaksinimit të rregullt të fëmijëve në masë të madhe mbesin të pandryshueshme. Për shumë familje, vaksinimi është pikë hyrëse në sistemin shëndetësor i cili siguron mundësi për parandalim, zbulim dhe trajtim të gjendjes shëndetësore dhe përparimit të shëndetit të mirë.
Këtë e theksoi Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it, pas vizitës në poliklinikës Gjorçe Petrov ku vaksinohen fëmijë nga tre komuna në Shkup.
“Paralelisht me përpjekjet që i bën vendi për përshpejtim të planit kombëtar për vaksinim kundër Kovid-19, duhet edhe më tej ta ruajmë imunizimin e rregullt të jemi të sigurt se çdo fëmijë në vend do të marrë vaksinë kundër fruthit, shytave rubeolës dhe sëmundjeve të tjera të fëmijëve. Kjo do të thotë se duhet të kujdesemi që kurrfarë ridrejtim të mjeteve për shërbimet e destinuara për imunizim të rregullt të mos krijojë ngushtica në qasjen e familjeve deri te shërbimet shëndetësore për vaksinim të rregullt të fëmijëve edhe deri në marrjen e shërbimit. Gjithashtu, duhet të mbajmë llogari që evidenca për imunizim te fëmijët dhe të dhënat për mbulim kombëtar të vazhdojnë të azhurnohen që të mundet të ndiqet çfarëdo ndryshimi në vaksinimin e rregullt të fëmijëve”, tha Di Xhovani.
Sipas saj, pandemitë dhe epidemitë janë përkujtim për rolin e rëndësishëm të vaksinimit gjatë gjithë jetës, nga fëmijëria përmes adoleshencës, dhe madje deri të mosha më e rritur.
“Më shumë se kurrë, vaksinat janë treguar si mjet më i mirë që e kemi që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e familjeve tona dhe të komuniteteve tona. Duhet edhe më tej të përpiqemi që imunizimi i rregullt i fëmijëve të mbetet prioritet kryesor që të parandalohen epidemi të tjera të sëmundjeve të cilat mund të parandalohen me vaksina”, nënvizoi Di Xhovani.
Gjatë Javës Botërore të Imunizimit vendet nga mbarë bota ndërmarrin aktivitete që ta theksojnë rëndësinë e vaksinimit për afrim të sërishëm të njerëzve, për përmirësim të shëndetit dhe mirëqenies së të gjithëve, gjithkund dhe gjatë gjithë jetës.
“Vaksinat janë një ndër përparimet më të mëdha të mjekësisë bashkëkohore. Në botë ato ndihmojnë të ulet vdekshmëria e fëmijëve për gjysmë dhe kanë shpëtuar shumë jetë. Falë vaksinimit të rregullt shumica prej nesh kanë pasur fat të rriten pa përjetuar anëtar i familjes apo mik të vdesë apo të fitoj paadtësi të përhershme të sëmundjeve siç janë fruthi apo paraliza e fëmijëve. Vaksinat e rregullta në fëmijëri i eliminojnë këto sëmundje në shumë vende. Edhe krahas kësaj që në vend shumë sëmundje serioze tashmë nuk janë të shpeshta falë vaksinave, këto sëmundje edhe më tej ekzistojnë dhe mund të zgjerohen nëse njerëzit nuk vaksinohen. Epidemia e fruthit në vitin 2018-2019 e cila mori jetë të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut është përkujtues se nuk duhet të nënvlerësojnë vaksinimin e fëmijëve”, përmendi përfaqësuesja e UNICEF=it me rastin e Javës Botërore të Imunizimit.