Qeveria sot do të mbajë seancë të rregullt në të cilën do t’i shqyrtojë konkluzionet nga takimi i Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës për parandalim të përhapjes së virusit korona
Në propozim të Sekretariatit të Përgjithshëm në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe Propozim –vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë në vitin 2022, të cilat përfshihen në Programin vjetor dhe Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në rend dite për shqyrtim janë edhe Draft – raporti vjetor për ndjekjen e zbatimi të planit të veprimit për vitin 2020 për Programin për reforma në menaxhimin me financat publike për periudhën janar – dhjetor të vitit 2020, si dhe Draft – planin e veprimit për zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2021, të propozuara nga Ministria e Financave.
Qeveria do ta përcaktojë edhe tekstin e Propozim-ndryshimeve të Ligjit për planifikim urbanistik, ndërsa nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport do të prezantohen informacionet për projektin “Investim në qendrat rinore, infrastrukturore dhe rinore”, për regjistër të organizatave rinore dhe për përfshirje inkluzive të personave me aftësi të veçanta në të gjitha segmentet e sportit.
Seanca do të mbahet përmes lidhjes video konferenciale, ndërsa pas përfundimit të saj do të dërgohet kumtesë.