Rasti ynë paraqet një test për kredibilitet të BE-së në Ballkanin Perëndimor, thotë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi për gazetën greke “To Vima” dhe sqaron se vendi ynë statusin kandidat e ka marrë në vitin 2005, ndërsa para 12 viteve e kishim raportin e parë pozitiv për fillimin e negociatave inkuadruese, derisa Kroacia u bë anëtare, edhe pse ne para tyre e nënshkruam Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Shumica do të pyeten nëse BE-ja është serioze. Duhet, në këtë të shtohet edhe lëshimi i fundit i non pejperit kontrovers për ndryshimin e kufijve dhe formimin e shteteve të mëdha, kur në mënyrë afatgjatë kemi nevojë për “Ballkan evropian” ku kufijtë do të kenë rendësi më të vogël”, thotë Dimitrovi.
Zëvendëskryeministri në intervistën përveç për perspektivën evropiane të vendit, flet edhe për bllokadën bullgare, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë.
Shpreh gatishmëri që Shkupi të bashkëpunojë me Qeverisë e ardhshme në Sofje, pot thekson se “do të jetë gabim strategjik, nëse nuk arrijmë të zgjedhim”.
“Duhet t’i marrim parasysh parimet evropiane. Besoj se është pjesë e marrëdhënieve të mira fqinjësore kur një vend evropian pranon se fqinji i saj ka të drejtë në vetëvendosje. Nuk mund ta kontestosh gjuhën maqedonase dhe rrugën tonë drejt Evropës, nëse Evropa paraqet bashkësi të vlerave dhe krenohet me diversitetin gjuhësor. Ekzistojnë të drejtat ndërkombëtare dhe evropiane të cilat i udhëheqin marrëdhëniet ndërshtetërore. Identiteti dhe gjuha janë çështje që kanë të bëjnë me çdo vend veç e veç”, shpjegon Dimitrovi dhe shton se procesi inkuadrues ka të bëjë në çështjet siç janë sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, “e jo në çështje që janë të lidhura me legjislacionin evropian”.
Siç shkruan “To Vima”, Dimitrovi thotë se ekziston “dritare e mundësisë”, deri në korrik të caktohet datë për fillimin e negociatave.
Për marrëdhëniet me Greqinë, zëvendëskryetari i Qeverisë komenton se janë shumë të hapur, dhe madje edhe të përzemërt dhe ekziston besim”.
“Marrëveshja e Prespës, padyshim e zhbllokoi dinamikën në marrëdhëniet, or për shkak të pandemisë nuk arritëm t’i lirojmë. Bashkëpunimi ynë në energjetikë shkon shumë mirë” komenton Dimitrovi dhe përkujton se sl fundi u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në projektin investues për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupoli, si dhe përparimin lidhur me interkonektorin për gaz natyror midis të dyja vendeve.
Lidhur me komisionin për tekstet shkollore që del nga Marrëveshja e Prespës, zëvendëskryeministri shpjegon se deri më tani janë mbajtur gjashtë takime me prani fizike dhe dy përmes video konferencës, ndërsa së shpejti pritet edhe takimi i shtatë.
Komenton se “e dimë që Marrëveshja e Prespës nuk është kompromis për asnjërën nga të dyja palët, por edhe në në mënyrë afatgjatë e rëndësishëm që të hapet dera për integrim në BE”.
Siç publikoi MIA të mërkurën, Dimitrovi, së bashku me kryetarin e Qeverisë Zoran Zaevin në mes të majit do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Delfi të gjashtë në Athinë.