Në qarkun e Durrësit procesi i numërimit po ecën me ritme të ngadalta. Gazetari Jul Kasapi ka informuar se procesi i numërimit ka nisur në orën 4 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani në qarkun e Durrësit, janë numëruar 60 nga 481 kuti: PS 9461, PD 6527, LSI 1165. Probleme ka pasur në KZAZ 22, ku PD ka tërhequr komisionerët. Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 5 kuti të Maminasit. Pjesëmarrja në votime në Durrës ka qenë 45 %.
Në qarkun e Elbasanit PS ka një avantazh të dukshëm, i cili më i thellë në bashkinë e Përrenjasit dhe Cërrikut, ku PS ka dyfishin e votave të PD dhe Aleancës për Ndryshim. Pjesëmarrja në këtë qark ka qenë e kënaqshme pak më e lartë se 2017 por jo me diferencë të madhe. Gazetari Gazmend Janku raporton se nëse gjatë gjithë ditës do të vijohet me numërimin do të kemi një rezultat më të qartë rreth mesnatës.
Në Kukës puna nuk ka ndaluar janë numëruar 24 kuti nga 73, ku PD kryeson me 2900 vota, kurse 1890 vota PS. Numërimi ka vijuar dhe në Tropojë ku janë numëruar 17 kuti nga 40, kryeson PD me 2967 vota, kurse PS 1563 vota. Në Has janë numëruar 20 kuti nga 28, PD 3348 vota 1906 të PS.