Me investim prej 10 milionë euro kompania amerikane “Kemet Elektroniks” i zgjeron kapacitetet e fabrikës në ZZHTI Shkup 1. Zhvillohet linjë e re për prodhim të kondensatorëve për automobilë si dhe sallë të re, ndërsa hapet edhe Qendër për hulumtim dhe zhvillim të kondensatorëve të rinj dhe hapësirë për testim të materialeve të reja.
Me këtë parashihet që numri i të punësuarve nga tani 270 të rritet në 500. Sipas paralajmërimeve, linja e re duhet të lëshohet në funksion nga muaji gusht i këtij viti, ndërsa salla e re të fillojë të funksionojë në maj 2022.
“Kemet Elektroniks” e ka hapur fabrikën në Shkup në tetor të vitit 2012. Ka të bëjë me prodhimin e produkteve elektronike dedikuar për industrinë ajrore, aviacionit, atë ushtarake dhe automobilistike.
Fabrika është e locuar në Zonën zhvillimore teknologjike industriale Bunarxhik në sipërfaqe prej 11.000 metra katrorë ku 9.000 janë kapacitete prodhuese.