Procesi gjyqësor në rastin “Tortura” vazhdoi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes, si pjesë e plotësimit të procedurës dëshmuese.
I pandehuri i parë në këtë rast është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili në aktakuzën e ngritur nga ish-PPP, dyshohet për vepren penale “torturë dhe trajtim dhe dënim tjetër mizor, çnjerëzor ose degradues” nga neni 142 paragrafi 1v.v me nenin 23 të Kodit Penal. Gjashtë ish-pjestarë të njësitit “Alfa” gjithashtu dyshohen për të njëjtën veper penale.
Rasti “Tortura” po udhëhiqet nga gjykatësja Aleksandra Risteska, ndërsa aktakuza përfaqësohet nga prokurori publik Lubomir Llape.