Shteti financiarisht është likuid dhe i qëndrueshëm dhe në Buxhet ka mjete të mjaftueshme për pagesë të pakos të gjashtë të masave ekonomike për sektorin turistik – hotelerik në vlerë prej 17,8 milionë euro, vlerësoi sot kryeministri Zoran Zaevi.
“Buxheti financiarisht është likuid dhe shteti është solvent. Të ardhurat në shtet rregullisht paguhen dhe janë rritur gjatë marsit dhe prillit. Mjete ka edhe nga linjat e siguruara kreditore të cilat i kemi, ndërsa në dispozicion janë edhe mjetet nga shitja e eurobondeve prej 700 milionë euro me interes më të ulët historik prej 1,625 për qind. Prej tyre në qershor 500 milionë kthejmë për obligacion të vjetër, ndërsa të tjerat janë pikërisht për mbulim të nevojave të buxhetit. Gjithashtu, edhe nga tregu vendor siguruam 100 milionë nga planet e rregullta, për këtë numrat përputhen në pajtim me planin dhe Buxhetin”, tha Zaevi në përgjigjen e pyetjes pas lëshimit në përdorim të centralit fotovoltaik në fshatin Tenovë, Komuna e Bërvenicës.
Pjesa më e madhe e mjeteve, potencoi, i sigurojmë nga kursimi i shpenzimeve jo aq produktive në shtet.
“Vitin e kaluar e kemi bërë këtë edhe sivjet e bëjmë, Gjithkund shkurtohet edhe sot u bëj apel të gjitha ministrive të ndërmarrin hapa për shkurtim të shpenzimeve jo aq produktive ose jo aq urgjente ose jo aq të rëndësishme në portofolet dhe buxhetet e tyre”, tha Zaevi.
Zaevi potencoi se 17,8 milionë eurot e parapara për sektorin turistik – hotelierik, siç tha, janë të përshtatshme.
Për metodologjinë sipas së cilës do të ndahen paratë nga pakoja e gjashtë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se do të merret parasysh mesatarja e të ardhurave nga viti 2019 dhe 2020 dhe do të llogariten ditët sa kanë qenë të mbyllura objektet hotelierike dhe mbi bazë të kësaj 30 për qind nga shpenzimi do ta ndërmarrë Qeveria.