Librat digjital do të vendosen në mënyrë etapore në arsim dhe tërësisht për pesë vjet. Nga viti 2021/2022 do të zbatohen vetëm në klasën e katërt, tha ministrja Milla Carovska, e cila përsëriti se librat që tani shfrytëzohen, nuk e kanë cilësinë e nevojshme, nuk janë harmonizuar me programet e reja mësimore dhe nuk i plotësojnë nevojat e nxënësve për njohuri dhe hulumtime.
“Digjitalizimi, vitin e ardhshëm shkollor, ndodh vetëm sipas programit për klasën e katërt, i cili është i ri. Librat e vjetër për programin e ri nuk zbatohen. Që do të thotë se librat të cilat digjitalizohen sipas programit për klasën e katërt do të vihen në përdorim nga ana e shkollave në platforma digjitale. Për klasat e para librat janë gjithashtu të rinj, sepse kemi edhe programe të reja. Ata do të marrin verzion të shtypur nga katër lëndë të obligueshme, por nuk do të totë se nuk do të mund të shfrytëzojnë edhe aplikacione tjera digjitale sepse bota atë e kërkon”, deklaroi Carovska.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të platformës për regjistrim elektronik të nxënësve në klasën e parë, ministrja tregoi, se Ligji i ri për libra jep mundësi që kuadri mësimor të zgjedhë nga tre libra, për të cilat konsiderohet se është më adekuat, ndërsa për herë të parë, tha ajo, demonopolizohet dhënia e librave me marrëveshje ekskluzive.
Carovska njoftoi gjithashtu se, shkollat gjatë verës do të pajisen me biblioteka me pajisje digjitale për nxënësit që nuk i kanë. Nxënësi, i cili nuk do të mund të shfrytëzojë libër digjital, do të mund ta ketë në formë të shtypur, nëse është nga grupi i rrezikuar i familjes, do ta marrë nga shkolla, ndërsa nëse jo, do ta kopjojë vetë.