Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot miratoi Plan strategjik për periudhën e vitit 2021-2024, me të cilin vendosen qëllime për avancim të punës së Komisionit përmes mbajtjes së procesit zgjedhor kredibil, avancim të vazhdueshëm të procesit zgjedhor dhe mbështetje të vazhdueshme në procesin zgjedhor dhe realizim të të drejtave të tyre zgjedhore.
Jemi të vetëdijshëm për sfidën para së cilës ndodhemi dhe pikërisht për këtë përgatitëm plan strategjik që do t’u përgjigjet të gjitha çështjeve të hapura në këtë rast, duke i ndjekur të gjitha normat dhe parimet universale. Plani strategjik është prodhim i përpjekjeve, bisedimeve dhe sugjerimeve të të gjithëve të përfshirë në procesin zgjedhor me qëllim që të organizohen zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike”, tha kryetari i Komisionit Aleksandar Dashtevski.
Nënkryetarja e Komisionit Ditmire Shehu shpjegoi se, në Planin strategjik janë paraparë shtatë prioritete, rritja e cilësisë së akteve nënligjore dhe zbatimi I tyre efikas, avancim të procedurës dhe mënyrës së udhëheqjes së Listës zgjedhore, përmirësim të efikasitetit të aktiviteteve midis organeve zgjedhore, rritje të vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor, avancim të njohurisë dhe aftësive të administratës zgjedhore për zbatim të zgjedhjeve, përmirësim të organizimit të brendshëm dhe funksionimin e KSHZ-së dhe integrim të aspekteve gjinore në aktivitetet e KSHZ-së. Mbi bazë të Planit strategjik do të hartojë plane të veprimit, ndërsa i pari do të jetë për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.
Plani strategjik është hartuar në kuadër të projektit për reforma zgjedhore të mbështetur nga Zvicra, ndërsa e zbatojnë IFIMES dhe Këshilli Rinor i Maqedonisë.
Anëtarët në seancë e miratuan edhe Udhëzimin për zbatimin e procedurës për kryerjen e kontrollit ex-ante të faturave, të pranuara për reklamim të paguar politik nga radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe elektronike.