Nxënësit e klasave të para, në vitin shkollor 2021/2022, për herë të parë do të mund të regjistrohen në mënyrë elektronike. Regjistrimi është në maj, sikurse vitet të kaluara, por sivjet prindërit nuk kanë nevojë të vijnë në shkolla, por dokumentet për fëmijët e tyre do t’i dorëzojnë onlajn përmes platformës nacionale për regjistrimin elektronik të nxënësve të klasave të para.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e promovoi sot, e përpunoi në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me Ndryshime (QMN), ndërsa projekti është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe.
“Ky shërbim elektronik e lehtëson qasjen e prindërve gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre në arsim. Këtë do të mund ta bëjnë në mënyrë digjitale, me vendosjen e të gjitha dokumenteve që janë të nevojshme, ndërsa pasi të përfundojë ky proces administrativ, kanë një vizitë në shkollë për t’u takuar me pedagogun dhe vlerësimin”, deklaroi ministrja, Milla Carovska në promovimin e platformës në SHF “Vera Ciriviri-Trena” në Karposh.
Njoftoi se në bashkëpunim me QMN dhe Ambasadën britanike janë digjitalizuar një pjesë e madhe e shërbimeve të MASH, aplikimi në konkurset për bursa për nxënës dhe studentë dhe për t’u pranuar në konvikte, është digjital nostrifikimi i diplomave të huaja dhe dëftesave, si edhe aplikimi i komunave në MASH për projekte infrastrukturore dhe rinovimin e shkollave.
“Si Ministri jemi të përkushtuar që ta modernizojmë arsimin, që shihet edhe përmes konceptit dhe përmes ligjit të ri për tekste shkollore dhe ligjit të ri për mësimdhënës. Kemi filluar ta kapim hapin me botën bashkëkohore që të mund të kemi potencial më të mirë njerëzor. Erdhi koha kur duhet t’i bëjmë hapat e parë. Ku do të mbërrijmë dhe çfarë do të arrijmë do ta dimë për pesë vite nga sot. Por, jam e sigurt se nëse punojmë në mënyrë intensive dhe me përkushtim – mësimdhënës, drejtorë, kryetarë komunash, prindër, nxënës, arsimi ynë nuk do të jetë më turp për rajonin dhe botën, por do të jetë krenari”, theksoi Carovska.
Drejtoresha ekzekutive e QMN, Neda Maleska Saçmaroska tha se kanë përpunuar një numër të madh të shërbimeve digjitale administrative të cilat e lehtësojnë jetën e qytetarëve, ndërsa kënaqësi e madhe është që procesin e digjitalizimit e kanë filluar në arsim me disa shërbime të rëndësishme.
“Përmes tyre është duke u përmirësuar qasja në institucione, është duke u zvogëluar koha e pritjes dhe turmave, ndërsa do të përmirësohet edhe informimi se cilat dokumente duhet të dorëzohen gjatë regjistrimit në shkollë fillore”, tha Maleska-Saçmaroska.
Riçard Malion, përfaqësues i Ambasadës së Britanisë së Madhe, e cila e financoi projektin për digjitalizim të disa shërbimeve, theksoi se janë të lumtur që mund ta mbështesin vendosjen e shërbimeve, prej të cilave drejtpërdrejtë kanë dobi shumë familje në vend.