Organizatorët e Forumit Ekonomik Delfi informuan se, në edicionin e gjashtë të sivjetshëm të këtij tubimi, që do të mbahet prej 10 deri më 15 maj, do të marrin pjesë edhe kryeministri Zoran Zaevi dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sivjet për shkak të Kovid-19, Forumi do të mbahet në pallatin “Zapio” në Athinë, e jo tradicionalisht në qytetin Delfi.
Për shkak të rrethanave të imponuara nga pandemia, është planifikuar që një pjesë e pjesëmarrësve në Forum të jenë me prezencë fizike, ndërsa një pjesë,është paraparë që kryeministri Zaevi dhe zëvendëskryeministri të udhëtojnë për në Athinë.
Në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u prezantua program dhe u bënë të ditur detajet, kryetari i Forumit Ekonomik Delfi Simeon Comokos, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, konfirmoi se edhe Zaevi dhe Dimitrovi do të jenë në Athinë dhe zbuloi se me ta, është planifikuar të organizojnë ngjarje në fund të qershorit në Shkup.
Në ditën e pestë të Forumit, më 14 maj, do të mbahet diskutim për Ballkanin Perëndimor në të cilin do të marrë pjesë kryeministri Zoran Zaevi, si dhe kolegët e tij nga Mali I Zi dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa pritet konfirmim edhe nga kryeministrja serbe.
Comokos tha se pret prezencë të shumicës së kryeministrave të rajonit që të bisedojnë së bashku me komisarin kompetent të Unionit për integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe që të kenë diskutime me Qeverinë greke.
Është paraparë zëvendëskryetari I Qeverisë Dimitrovi të marrë pjesë në dy diskutime lidhur me politikën e jashtme.
Forumi Ekonomik Delfi është nën patronazh të presidentes greke Katerina Sakelaropulu, e cila do të mbajë fjalim në hapjen solemne më 10 maj së bashku me kolegët e saj nga Estonia dhe Sllovakia.
Në ditën e parë të Forumit në Athinë do të marrë pjesë edhe kryeministri I Spanjës Pedro Sançezi, i cili merr pjesë në diskutim me kryeministrin grek Kirjakos Micotakisin.
Në Forumin Ekonomik Delfi të gjashtë janë të ftuar 800 pjesëmarrës të lartë prej 42 vendeve, do të përfshihen dhjetë tema lidhur me gjeopolitikën dhe sigurinë ndërkombëtare, ekonominë botërore, të ardhmen e Evropës, shëndetësinë, ndryshimet klimatike, arsimin dhe kulturën.
Sivjet, një pjesë e madhe e Forumit do të përkushtohet në 200 vjetorin e revolucionit grek.
Forumi Ekonomik Delfi është organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse me karakter ndërkombëtar, ku çdo vit takohen personalitet prestigjioze nga ekonomia, politika dhe komuniteti akademik.
Qëllimi I Forumit është që të prezantojë kornizë dhe aktivitete reale, të kërkohen politika për përballje me sfidat globale dhe të gjenden zgjidhje përkatëse për çështjet e ndërlikuara, të ndërvarura me të cilat po përballet Greqia, Evropa Juglindore dhe Mesdheu Lindor.