Kompania për marketing dhe hulumtime të mendimit publik (IPSOS) i kumtoi rezultatet e anketës së fundit, para zgjedhjeve parlamentare të së dielës, në të cilën të anketuarit përgjigjen për cilën parti politike do të votojnë, te cili politikan kanë më shumë besim dhe cila parti sa mandate të deputetëve do të marrë në kryeqytetin e Tiranës.
Rezultatet e anketës tregojnë se Partia Socialiste qeveritare është fuqia e parë politike në nivel kombëtar me 48,1 për qind besim te votuesit, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për ndryshime, është në vend të dytë me 43,6 për qind, ndërsa zhgënjyes është rezultati për partinë e tretë sipas madhësisë në vend, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), për të cilën do të votonte vetëm 3,6 për qind e të anketuarve.
“Lideri i socialistëve Edi Rama, i cili qeveris me vendin në tetë vitet e fundit edhe më tutje ka besim të madh te qytetarët. Nga 2.000 të anketuar, 30 për qind konsiderojnë se ai është figura politike më e besueshme në Shqipëri. Pas tij vijon lideri i demokratëve, Lulzim Basha, me 22 përqind, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka popullaritet vetëm tek një përqind e të anketuarve”, transmetoi IPSOS.
Ajo që veçanërisht vërehet është se nga shkurti deri në prill, Rama dhe Basha kanë fituar besim më të madh te qytetarët shqiptarë.
Tek ish presidenti i shtetit dhe ish kryeministëri, demokrati Sali Berisha dhe ish kryeministri dhe ministër për diasporë, socialisti Pandeli Majko, besim kanë vetëm dy për qind e të anketuarve.
Anketa tregon se 54 përqind e të anketuarve konsiderojnë se Shqipëria shkon në rrugën e vërtetë, që është rritje për katër përqind krahasuar me anketën e zbatuar në mars.
Në njësinë zgjedhore Tiranë, sipas të anketuarve socialistët do të fitojnë 19 mandate të deputetëve ose një më shumë nga zgjedhjet e vitit 2017, demokratët 17 që është gjashtë mandate më shumë, derisa LSI asnjë mandat kundrejt pesë mandateve në zgjedhjet para katër viteve.