Nga shtatë në 360 për qind është rritur prania e koronavirusit në ujërat e zeza, në pesë pjesë të Greqisë për periudhën nga 12 deri më 18 prill, krahasuar me një javë më parë, sipas të dhënave zyrtare nga organizata nacionale e shëndetit publik Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Rritja është më e theksuar në qytetin Agios Nikolaos në ishullin e Kretës, ku është 360 për qind, në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës është 171 për qind, ndërsa më i ulët është në Larisa rreth shtatë për qind.
Nga ana tjetër, në gjashtë nga 11 rajonet e analizuara, ka një rënie prej gjashtë deri në 30 për qind.