Gjendja në spitale është stabile në kuptimin të mos ketë ndonjë vale të madhe dhe të pakontrolluar të pacientëve në të gjitha institucionet publike-shëndetësore në Shkup dhe çdo kund në shtet. Gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes ka numër të mjaftueshëm të shtretërve të lire spitalorë. Pas mini presionit të hënën, ditët në vijim është I njejtë numri I pacientëve të lëshuar dhe të pranuar, deklaroi sot ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Mbetemi, theksoi ministri, dhe fundjavën me sistemin e njejtë të rotacionit dhe menaxhmentit të vendeve mes institucioneve në Shkup dhe nga shteti drejt klinikave dhe spitaleve të Shkupit ku janë të vendosur pacientë me Kovid-19.
“Në pjesën e vaksinimit procesi po zhvillohet mire. Diku rreth 13.000 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneka, Të tjerët tashmë janë shpërndarë nëpër institucione dhe oika në nabrë shtetin dhe kjo vazhdon me dinamikën e njejtë, pakë më i shtuar është frekuentimi I caktimit gjatë kësaj jave”, tha Filipçe dhe shtoi se në sallën “Boris Trajkovski” po zhvillohet vaksinimi I qytetarëve të moshës prej 73 dhe 74 vjeç.
Ai potencoi se përfundimisht me ditën e djeshme gjithsej janë vaksinuar rreth 35.000 qytetarë.
“Të hënën I presim të arrijnë vaksinat e kompanisë Fajzer, që u konfirmua gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes. Ato do të arrijnë me transport ajror deri në Sofje dhe me transport të posaçëm të hënën do të arrijnë në Shkup. Ne jemi të gatshëm t’I marrim në pjesën e procedurave administrative, gjithçka duhet për dhënie të lejeve dhe mënyrës së zakonshme, ashtu siç ishin vendosur sasitë e para të vaksinave Fajzer”, shtoi Filipçe.