Dragi Rashkovski dhe Daniell Stançev, të dyshuar në rastin për furnizimin publik të softuerit për shkelje të komunikacionit janë dërguar në Gjykatë për të dalë para gjykatësit në procedurë paraprake, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata Themelore Penale – Shkup.
Që atje thonë se pas përfundimit të marrjes në pyetje lidhur me propozimin e prokurorit publik për përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit opinioni do të njoftohet. Për dy personat e tjerë të dyshuar në rast kërkohen masa kujdesi.
Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Publike Themelore për Përndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjatë ditës së djeshme solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, kumtuan nga PPTHPKO.
Sipas tyre në periudhën kohore nga muaji janar 2019 deri në korrik 2020, i dyshuari i parë si person zyrtar, i ndihmuar nga personat e tjerë të dyshuar, me paramendim i ka kryer tre veprime të ndërlidhura kohore, që paraqesin realizim të shumëfishtë të veprës së njëjtë.
“Para zbatimit të procedurës për furnizimin publik të softuerit, i dyshuari i parë e ka dakorduar furnizimin e softuerit me të dyshuarin e tretë duke dorëzuar patentën e tij për të cilën ka dhënë udhëzime për përgatitjen e specifikacionit teknik për furnizimin publik. I dyshuari i katërt si bashkëpunëtor i jashtëm ka transmetuar informacione për rrjedhën e procedurës së të dyshuarve – pjesëmarrës në furnizimin publik”, informojnë nga prokuroria.
Gjatë procedurë për furnizim publik nga PPTHPKO shtojnë se në vend se komunikimi të bëhet me përdorimin e mjeteve elektronike përmes Sistemit elektronik për furnizime publike, me qëllim të favorizimit të një operatori konkret ekonomik i dyshuari i parë personalisht i ka definuar specifikacionet teknike që udhëzojnë drejt patogjenit.
“Më 02.01.2020 i dyshuari i parë ka marrë Vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm për operatorin ekonomik ku pronar dhe drejtues është i dyshuari i dytë dhe është dakorduar Marrëveshje për furnizimin e shërbimeve. Në muajin korrik të vitit të njëjtë operatori ekonomik ka dorëzuar faturë në shumë prej 4.997.300,00 denarë me 18 për qind të TVSH-së së përfshirë, edhe pse softueri nuk është implementuar, fatura në afat prej shtatë ditësh, është paguar”, theksojnë nga prokuroria.
Verën e vitit 2019, siç kumtuan nga PPTHPKO i dyshuari i parë ka sjellë edhe dy vendime për furnizimin publik të gjërave për nevojat e softuerit edhe pse në atë kohë akoma nuk ishte kontraktuar marrëveshje për furnizimin e një softueri të tillë.
“Me operatorët e përzgjedhur ekonomikë si ofertues më të volitshëm janë dakorduar marrëveshje në shumë prej 1.416.000,00 denarë me 18 për qind të TVSH-së së përfshirë dhe prej 4.605.021,00 denarë me TVSH të përfshirë. Me veprimet që i ka kryer, i dyshuari i parë me mospërmbushjen e detyrave të tij zyrtare gjatë zbatimit të procedurës për furnizim publik ka zbatuar furnizime publike në kundërshtim me parimin e ekonomizimit, efikasitetit dhe përdorimit efikas të mjeteve publike, të përcaktuara në pajtim me rregullat që e rregullojnë përdorimin e mjeteve buxhetore dhe për tre operatorë ekonomikë ka siguruar përfitim – të drejtë të marrin pjesë në procedurat për furnizime publike dhe të dakordojnë marrëveshje për të njëjtat dhe më pas të fitojnë dobi pronësore të kundërligjshme në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë të përgjithshme prej 11.018.321,00 denarë”, thonë nga prokuroria.
Prokurori publik kompetent duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rrezik nga arratia, fshehja dhe ndikimi mbi dëshmitarët për dy të dyshuarit e parë tek gjykatësi i procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup dorëzoi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit. Për të dyshuarit e tjerë dha propozim gjykata t’u caktojë masa kujdesi edhe atë për ndalesën për ta braktisur vendbanimin, gjegjësisht vendqëndrimin; obligim të dyshuarit të paraqiten herë pas here tek një person i caktuar zyrtar ose tek një organ i caktuar shtetëror; marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror dhe ndalesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara të cilat lidhen me veprën penale, gjegjësisht ndalesën për pjesëmarrje në zbatimin e procedurave për furnizime publike.
Duke i ndjekur shkrimet disaditëshe në media për furnizimin e softuerit, prokuroria më 18 mars të këtij viti hapi procedurë parahetimore. Janë dhënë më shumë urdhra për grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm për të cilat veprojnë hetuesit e qendrës hetimore në kuadër të Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.