Austria kërkon nga Bullgaria ta heqë bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në gjatë presidencës portugeze, e cila përfundon në 1 korrik. Ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karolinë Edshtadler nuk ka mirëkuptim që Sofja edhe më tej bllokon, duke i kërkuar Bullgarisë t’i japë fund kësaj rezistence. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov është optimist se ky do të jetë një vit i suksesit të ndërsjellë me Bullgarinë dhe se nëse tregohet mençuri nga të dy palët, çështja mund të zgjidhet brenda disa muajsh.
Këto mesazhe u përcollën dje në konferencën e përbashkët për shtyp të Ministres austriake Edshtadler me zëvendëskryeministrin Dimitrov, i cili është në vizitë në Vjenë, si pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE.
“Maqedonia e Veriut është kandidat për shëmbëlltyrë dhe dua të them qartë se gjatë presidencës portugeze korniza negociuese për konferencën e parë shpejt duhet të finalizohet. Çdo vonesë e mëtejshme do të na lë humbës. Sinqerisht, them se, nuk e kuptoj që Bullgaria edhe më tej po bllokon”, tha Edshtadler.
Ajo vuri në dukje se vendi madje e ndryshoi edhe emrin për të ndërmarrë hapa të vërtetë drejt Evropës, duke kujtuar se u bënë përpjekje të mëdha nën presidencën gjermane për ta zgjidhur bllokadën bullgare, por kjo nuk pati sukses.
“Edhe më tej mbetet në krye të agjendës edhe në Këshill edhe në nivelin e ministrave të Punëve të Jashtme për ta zgjidhur këtë bllokadë. Unë i bëj thirrje Bullgarisë që t’i japë fund kësaj rezistence. Ne ofruam në Vjenë si një vend neutral të vazhdojnë bisedimet. Deri më tani, kjo ofertë nuk është pranuar, por unë dua ta bëj të qartë se krijohet një vakum nëse nuk e realizojmë këtë perspektivë të pranimit në vepra”, theksoi Edshtadler.
Ai vakum, shtoi Edshtadler, do të plotësohet nga vendet e tjera që kërkojnë të ushtrojnë ndikim, të tilla si Kina, Rusia.
“Në Ballkanin Perëndimor, dua që ta arrijmë të kundërtën dhe veçanërisht ta përfshijmë Maqedoninë e Veriut në konferencën e ardhshme. Ballkani Perëndimor i përket Evropës. Për sa kohë që Ballkani Perëndimor shihet si një anëtar dhe pjesë e perspektivës evropiane, BE nuk do të jetë e plotë pa të,” theksoi Edshtadler.
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, e falënderoi për mbështetjen e zëshme, parimore, miqësore dhe të vazhdueshme nga Vjena për të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit.
“Rruga jonë drejt BE-së është veçanërisht me gjemba. Miku ynë i përbashkët dhe kolega juaj me të cilin do të takohem pas kësaj konference shtypi, Ministri Shallenberg, njëherë tha në Shkup: “Kjo është si Tur d’Frans: ka shumë faza dhe rruga është e gjatë, por nuk duhet të ketë dilema se kush duhet të qëndrojë në fillim të garës “dhe kjo është arsyeja pse sot jemi dakord me karoline, fillimi i kësaj maratonë dhe gara sipas parimeve dhe standardeve evropiane, nuk duhet të shtyhet më”, tha Dimitrov.
Dimitrov nënvizoi se si 16 vjet si vend kandidat dhe 20 vjet në procesin e stabilizimit dhe shoqërimit, është me të vërtetë koha për të filluar procesin e pranimit.
Ai vlerësoi se mbështetësit tanë më të mëdhenj duhet të jenë fqinjët tanë, sepse ata e kanë interesin më të madh nga një Maqedoni e Veriut evropiane, e afërt dhe e parashikueshme.
“Jam i bindur që për të qenë afër duhet ta respektoni tjetrin, dhe se ky respekt sigurisht përfshin se çështjet e identitetit dhe çështja për maqedonasit, gjuha maqedonase janë çështje për popullin maqedonas”, tha Dimitrov.
“Pas konstituimit të Parlamentit në Sofje, theksoi Dimitrov, mendoj se na duhet një lloj durimi strategjik për të parë formimin e qeverisë atje. Prishja e procesit nuk është në interesin tonë, as në Bullgari, as në rajon, as në Bashkimin Evropian. Ne do të punojmë për këtë, do të rritemi së bashku, nuk kemi shumë kohë në Ballkan”, tha Dimitrov.
Sipas tij, investimi është shumë i lartë dhe mendoj se edhe Bullgaria evropiane edhe Maqedonia e Veriut evropiane dhe rajoni, nëse jemi të mençur, mund të deklarojnë sukses të përbashkët për disa muaj, në çdo rast këtë vit, sepse suksesi është një strategjik e domosdoshme këtë vit për BE-në dhe për rajonin tonë.
“Shtetet nuk mund t’i njohin gjuhët. Çështja e gjuhëve është çështje e vetëvendosjes dhe është një çështje shumë e brendshme. Dhe në këtë kuptim nuk është në përputhje me Traktatin e Lisbonës dhe Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së nëse ndonjë shtet anëtar i një kombi evropian, ndoshta i vogël, por i rëndësishëm, në shekullin 21, pyet nëse gjuha jonë është gjuha jonë apo nuk është gjuha jonë. Gjuha maqedonase ishte gjuhë zyrtare në ish-Jugosllavi, është e njohur në KB dhe kjo është pyetje për ne. Miqësia duhet të nënkuptojë respektimin e dinjitetit të tjetrit. Por do të arrijmë edhe deri atje”, përfundoi Dimitrov.
Pas takimit me Ministrin austriak të Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg, Dimitrov theksoi se çështja e fillimit të negociatave të vendit për anëtarësimin e plotë në BE ka implikime të forta gjeopolitike për Unionin si një projekt për bashkim Evropian.
Ai shprehu shqetësim në lidhje me ndikimin negativ të çdo vonese të mëtejshme në negociatat e pranimit mbi besueshmërinë e BE-së në rajon, ndërsa me këtë edhe në rolin e Unionit si një aktor global.
Paraprakisht dje, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov dha dorëheqje para Kuvendit kombëtarë të 45-të të sapo zgjedhur të kryesuar nga Këshilli i tij i Ministrave.
Borisov gjithashtu konfirmoi se partia e tij do ta nominojë ish Ministrin e Punëve të Jashtme, Daniel Mitov nga qeveria e tij e dytë në 2014-2017, për kryeministër të ri të Bullgarisë.
Në zgjedhjet në Bullgari fitoi partia “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB) e Kryeministrit aktual Bojko Borisov dhe nga gjithsej 240 fito 75 vende paralamentare, ndërsa partia “Ka një popull tl tillë” nga shoumeni bullgar, Slavi Trifonov fitoi 51 vende .
Partia e zëvendëskryeministrit të deritanishëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov VMRO-BND nuk hyri në Parlament.