Një studim i zbatuar mbi 3.000 të rinj të marinës amerikane të cilët nuk kanë pasur Kovid-19, tregoi se është pesë herë më e madhe mundësia të infektohen nga ata që e kanë kaluar infeksionin, ndërsa rreth 10 për qind e marinarëve të cilët janë infektuar me koronavirusin janë infektuar sërish. Studimi është publikuar në revistën mjekësore “Lanset”.
“Infeksionet në të kaluarën nuk garantojnë për imunitet, vaksinimi mbetet kyç”, theksohet në tekstin e revistës mjekësore “Lanset”.
Nga 189 pjesëmarrës seropozitivë, 19 (dhjetë për qind) kanë qenë pozitivë në teste PCR në gjashtë javët e ardhshme, tregon studimi.
Pacientët e mëparshëm në mesin e marinave të riinfektuar kanë pasur më pak antitrupa dhe më pak antitrupa neutralizuese në krahasim me marinarët të cilët janë riinfektuar, ndërsa të cilët kanë pasur Kovid-19.
“Edhe pse antitrupat e marrë me infeksion fillestar janë mjaft mbrojtës, ato nuk e garantojnë neutralizimin e plotë të koronavirusit ose imunitet nga infektimi i ri me koronavirus”, thuhet në studim.