Grupi i shteteve kundër korruosionit (GREKO) i Këshillit të Evropës, gjatë prezantimit të raportit të tij të njëzet e një për punën, bën thirrje të parandalohen rreziqet nga korrupsioni si pjesë e masave të ndërmara për luftë kundër pasojave ekonomike të pandemisë së Kovid-19, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Qeveritë duhet të në mënyrë rigoroze të menaxhojnë me rreziqet e korrupsionit që dalin nga nevoja të ndërmeren masa të jashtëzakonshme për luftë kundër pandemisë Kovid-19, duke e përfshirë edhe injektimin e shumave të mëdha në ekonomi për zbutjen e pasojave sociale dhe ekonomike nga kriza me pandeminë, thotë GREKO, trupi antikorruptues i Këshillit të Evropës, në raportin e tij vjetor të publikuar sot.
GREKO nënvizon se prej para më shumë se një viti, qeveritë vendosën masa urgjente që sollën deri te koncentrimi i autorizimeve dhe devijimeve nga të drejtat themelore, masat të cilat shkojnë së bashku me rreziqet e korrupsionit, të cilat nuk duhet të nënvlerësohen. Këto rreziqe mund të shprehen veçanërisht në sistemet për furnizime publike, veçanërisht në lidhje me ndeshjen e interesave dhe rolin e lobimit.
Sekretarja e përgjithshme Marija Pejçinoviq Buriq në deklaratë të shkruar thekson se në këto kohë të rënda, qeveritë duhet t’i përforcojnë përpjekjet e tyre të sigurojnë se të gjitha politikat dhe aktivitetet e kahëzuara drejt ballafaqimit me krizat shëndetësore publike dhe ekonomike i plotësojnë standardet antikorruptuese.
Në raportin e tij, kryetari i GREKO-s, Marin Mërçela u bën thirrje shteteve me kujdes t’i ndjekin udhëzimet e publikuara nga GREKO në vitin 2020 për menaxhim me rreziqet e korrupsionit në kontekst të pandemisë.
Në bazë të punës së GREKO-s në vitin 2020, kryetari i GREKO-s gjithashtu ndjen keqardhje që në disa vende anëtare ka “më shumë ose më pak përpjekje të hapura”, nga pushteti ekzekutiv ose ligjdhënës për sulm, frikë ose nënshtrim të gjyqësisë.
Raporti i hulumton masat e ndërmara në vitin 2020 në vendet-anëtare të GREKO-s për parandalim të korrupsionit në suaza të ciklit të 4-të të vlerësimit – që ka të bëjë me parlamentarët, gjykatësit dhe prokurorët dhe cikli i 5-të i vlerësimit, i cili fokusohet në qeveritë qendrore – duke i përfshirë edhe funksionet e larta ekzekutive dhe agjencitë për zbatim të ligjit.
Deri në fund të vitit 2020, vendet anëtare të GREO-s tërësisht implementuan gati 40 për qind të rekomandimeve të kahëzuara drejt parandalimit të korrupsionit te parlamentarët, gjykatësit dhe prokurorët. Rekomandimet me nivel më të lartë të pajtueshmërisë kanë të bëjnë me parlamentarët (vetëm 30 për qind tërësisht janë zbatuar), të ndjekura me rekomandimet deri te gjykatësit (41 për qind) dhe prokurorët (47 për qind).
Nga 31 dhjetori i vitit 2020, 16-të vende ishin lëndë e procedurës për mosrespektim të GREKO-s për shkak të nivelit të ulët të pajtueshmërisë së rekomandimeve në lidhje me deputetët, gjykatësit dhe prokurorët: Andora, Armenia, Austria, Bosnja e Hercegovina, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Luksemburgu, Moldavia, Monako, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia dhe Turqia. Në mars të vitit 2021, GREKO vendosi të mos e zbatojë më në Portugali.
Në lidhje me rekomandimet për gjykatës, Qiproja, Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia tërësisht i implementuan të gjitha rekomandimet, vendet tjera me nivel të lartë të pajtueshmërisë me rekomandimet në lidhje me gjykatësit ishin Letonia (86 për qind) Estonia (80 për qind), Maqedonia e Veriut (75 për qind) dhe Sllovenia (75 për qind).
Një pjesë e raportit për Maqedoninë e Veriut
Duke e përfshirë 31 dhjetorin e vitit 2020, Maqedonia e Veriut tërësisht zbatoi 13 prej 25 për qind të rekomandimeve të dhëna prej GREKO-s. Dhjetë rekomandime ishin implementuar pjesërisht, ndërsa dy rekomandime mbetën të pazbatuara, kjo në përqindje duket kështu: 52 për qind janë zbatuar, 40 për qind pjesërisht dhe tetë për qind nuk janë zbatuar. Ose në detaje, për parlamentarët janë zbatuar 28,6 për qind e rekomandimeve, 57,1 për qind janë pjesërisht dhe 14,3 për qind nuk janë zbatuar. Për gjykatësit zbatimi i rekomandimeve është më i lartë madje 75 për qind, pjesërisht janë 16,7 ndërsa 8,3 për qind nuk janë zbatuar. Për prokurorët janë zbatuar 33,3 për qind e rekomandimeve, 66,7 për qind pjesërisht janë zbatuar.
Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GREKO) është trup i Këshillit të Evropës i cili ka për qëllim t’i përmirësojë kapacitetet e anëtareve të saj për luftë kundër korrupsionit përmes ndjekjes së harmonizmit të tyre me standardet antikorruptuese. Kjo u ndihmon shteteve t’i identifikojnë zbrazëtirat në politikat antikorruptuese nacionale, duke i nxitur t’i ndërmarin reformat e nevojshme ligjdhënëse, institucionale dhe praktike. Për momentin e përbëjnë 47-të vende në Këshillin e Evropës, Bjellorusia, Kazakistani dhe Shtetet e Bashkuara Amerikane.