Ministrat për punë evropiane më 20 prill do të mbajnë takim joformal ku ministrja portugeze do t’i informojë kolegët e saj për gjendjen me zgjerimin ndaj Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të jetë pikë e shkurtër informuese e takimit joformal, jo pikë e diskutimit të takimit formal. Këshilli për punë të përgjithshme vendos për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe miratimin e kornizës negociuese, bllokuar nga ana e Bullgarisë nga viti i kaluar për shkak të kontestit bilateral mes Shkupit dhe Sofjes.
Diplomat i lartë i BE-së sot ka shpjeguar se më 20 prill do të dihet më shumë se cilat janë pozicionet e vendeve anëtare për Maqedoninë e Veriut.
“Ministrja do të informojë kolegët e saj deri ku jemi me zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit, çka bëjmë nga janari dhe çka do të bëjmë në muajt e ardhshëm, të presim ministrat të flasin edhe ministrja portugeze për çështje evropiane të mbajë pikën informative, me siguri në konferencë shtypi do të informojë se cilat janë reagimet e shteteve anëtare”, ka deklaruar burim i lartë diplomatik në Bruksel për përgatitjen e këtij Këshilli në pyetjen nëse Portugalia pret të mbahet konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut ose Shqipërinë gjatë kohës së kësaj presidence.