Ulje e lehtë e numrit të të infektuarve të rinj nga Kovid-19 shënohet në shtet. Sipas kompetentëve, masat japin rezultate, ndërsa vazhdimi i tyre i mundshëm do të varet vetëm nga treguesit. Vaksinimi tani për tani po zhvillohet me sukses. Sot fillon vaksinimi edhe i qytetarëve nën 75 vjeç, të paraqitur përmes faqes së internetit “vaksinimi.mk” apo përmes mjekëve familjarë.
Në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup dje përfundoi vaksinimi i punësuarve në infrastrukturën kritike. Deri tani janë vaksinuar afër 30.000 qytetarë.
Siç informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, prej sot do të mund të vaksinohen qytetarët e moshës nën 75 vjeç, të cilët janë paraqitur përmes faqes së internetit “vaksinimi.mk” apo përmess mjekëve familjarë, edhe ata do të marrin terminë për vaksinim në Shkup.
Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët e moshës prej 74 dhe 73 të cilët janë paraqitur në periudhën e ardhshme do të vaksinohen.
“Frekuenca e zbatimit të vaksinimit është rritur pak ditëve të kaluara dhe nga 700 deri 800 të vaksinuar në ditë, tani ka 1000 deri 1500 të vaksinuar dhe në pajtim me oraret e paraqitura kjo zbatohet në të gjitha qytetet”, theksoi Filipçe.
Siç vijnë vaksinat, ashtu do të plotësohen sistemet, theksoi Filipçe. Siç informoi, nga kompania “Fajzer” përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë më 19 dhe 26 prill duhet të mbërrijnë nga 10.000 doza.
Gjithashtu, pritet edhe informacion nga Ambasada ruse për sasi shtesë të vaksinave “Sputnik”, ndërsa deri në fund të muajit do të duhej të mbërrijnë 76.000 doza të “AstraZenekës”.
Ministri paralajmëroi se pret nga Kina të vijnë 200.000 vaksina të cilat do të shpërndahen sipas këtij sistemi të vaksinimit, që tashmë është duke u zbatuar në mbarë shtetin.
“Do të punojmë në periudhën para nesh, duke i pritur vaksinat kineze që do ta bëjnë ndryshimin më të madh në dinamikën e zbatimit të vaksinimit dhe vendet për vaksinim masiv në edhe disa qytete sipas shembullit të sallës “Boris Trajkovski”, ndërsa ato do të jenë qytetet Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Ohër dhe Tetovë, duke mbuluar rajone përkatëse rreth këtyre shtëpive të shëndetit që munden këtë proces ta menaxhojnë me kuadër”, shtoi Filipçe.
Përndryshe, këto ditë vërehet trend i uljes së numrit të rasteve sapodiagnostikuarve me Kovid-19.
.“Numri i rasteve të sapodiagnostikuara është rreth 1000, që konfirmon se kurba epidemiologjike është në ulje të vazhdueshme dhe ky është informacion i mirë”, konsideronin ministri i Shëndetësisë.
Megjithatë, ai theksoi se presioni në spitale akoma është i madh dhe duke e pasur parasysh atë që akoma ka numër të madh të të diagnostikuarve.
“Në të gjitha institucionet publike shëndetësore në pajtim me oraret dhe risistemimin e pacientëve ka shtretër të lirë spitalorë edhe në Shkup edhe në Klinikat Interne edhe në qendrën për kovid në Entin për rehabilitim në Kozle, si edhe në qytetet e tjera. Do të bëhet risistemim i pacientëve prej qyteteve të tjera nëse është nevoja. Në këtë moment të stërngarkuara janë spitalet në Kumanovë dhe në Manastir edhe atë në nivel ditor jemi duke e menaxhuar”, tha Filipçe.
Në repartet infektive në përfundim me ditën e djeshme ka 1.762 pacientë me Kovid-19. Një numër I madh I pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit. Në kryeqytet, megjithatë, për 24 orë ka pasur 64 të shtruar në spital, ndërsa gjithsej trajtohen 703 persona.
Në qendrat kovid ka rreth 310 shtretër të lirë spitalorë.
Sa i përket kësaj nëse do të ketë nevojë për vazhdimin e masave kufizuese pas 20 prillit, ministri Filipçe dje potencoi se kjo do të varet vetëm nga treguesit. Nëse ka nevojë, do të vazhdohen.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 144.111, numri i pacientëve të shëruar është 119.683, të vdekurve 4.322, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.106. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 677.988 tesrtime për Kovid-19.